Në QKUK janë realizuar me sukses ndërhyrje mini-invazive për trajtimin e Pectus Excavatum tek pacientë mbi moshën 25-vjeçare, përmes metodës moderne NUSS.
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë kryer me sukses ndërhyrje mini-invazive për trajtimin e Pectus Excavatum – një nga deformimet më të shpeshta të murit të përparmë të kraharorit.
Për herë të parë, këto procedura janë realizuar tek pacientë mbi moshën 25-vjeçare, duke u bazuar në metodën e avancuar NUSS, transmeton Gazeta Shneta.
Brenda dy ditësh në QKUK u kryen tri ndërhyrje, nën udhëheqjen e Prof. Ass. Tunç Laçin nga Turqia: dy procedura për vendosjen e barrave korrektuese dhe një heqje e barrave pas 3.5 vjetësh trajtim.
Njoftimi i plotë nga ShSKUK:




