Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgjia vaskulare me vetëm 24 shtertër, drejtori Rudari: Kemi nevojë për zgjerim

Lajme 16/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazeta Shneta ka realizuar një intervistë me drejtorin e klinikës së Kirurgjisë Vaskulare me dr. Hajriz Rudari. Ai ka treguar për sëmundjet të cilat i trajton kjo klinikë, nevojat të cilat ka klinika si dhe trajtimet të cilat realizohen në këtë klinikë.

Dr. Hajriz Rudari është specialist i kirurgjisë vaskulare prej vitit 2004, magjistër i shkencave mjekësore 2010. Ai mban pozitën e drejtorit të klinikës së kirurgjisë vaskulare nga viti 2018-2021 mandati i parë dhe mandati i dytë nga shtatori i vitit 2021, shkruan Gazeta Shneta.

Dr. Rudari ka marrë pjesë në trajnime të shumta nga lëmia e Kirurgjisë së hapur- Vaskulare dhe Endovaskulare në Qendra (Klinika) të ndryshme Europiane si dhe punime të shumta të indeksuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë këtij viti deri tani në këtë klinikë janë trajtuar 1100 pacientë dhe janë realizuar 6701 vizita.

Klinika e Kirurgjise Vaskulare ka 24 shtretër dhe janë trajtuar 1100 pacientë. Janë realizuar 6701 vizita, gjatë këtij viti- deri më tani, si dhe 944 operacione. Për dallim nga vitet e tjera, numri i pacienteve është në rritje e sipër,- bëri të ditur ai.

Sëmundjet më të shpeshta që paraqiten sipas doktorit Rudari janë sëmundjet e enëve të gjakut të ekstremiteteve të poshtme, komplikimet e diabetit dhe deri tani vetëm një person është referuar për shërim jashtë vendit.

Sëmundjet më të shpeshta që paraqiten në Klinikën e Kirurgjisë vaskulare janë sëmundjet e enëve të gjakut të ekstremiteteteve të poshtme, komplikimet e diabetit. Kurse sa i përket sëmundjeve malinje ne kemi pacientë me numër shumë të vogël ose fare sepse fatmirësisht sëmundjet malinje që përfshijnë enët e gjakut janë të rralla. Jashtë vendit kemi referuar 1 pacient për trajtim endovaskular  (EVAR,TEVAR ), – shtoi drejtori Rudari.

Drejtori Rudari tregoi se gjatë mandatit të tij në klinikën e kirurgjisë Vaskulare janë shtuar shërbimi i intervenimit të venave me metodën Endovenoze si dhe vendsoja e port-katetereve për pacientët me sëmundje malinje.

Në klinikën vaskulare gjatë mandatit tim janë shtuar: shërbimi i intervenimit të venave me metodën Endovenoze (RFA) si dhe vendosja e port – katetereve  për pacientët me sëmundje  malinje të cilët referohen nga Klinika e Onkologjisë  me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyer, – tregoi dr. Hajrizi.

Dr. Rudari shtoi se janë në pritje të shërbimit të ri endovaskular duke përfshirë procedurat për intervenime në arterie të qafës, gjoksit, barkut, ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme.

Pritet që shumë shpejt të realizohet edhe shërbimi i ri: Shërbimi Endovaskular duke përfshirë procedurat për intervenime  në arterie të qafës ,gjoksit, barkut ,ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme i cili është një nga projektet më madhore i mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-së për trajtimin endovaskular të pacientëve në mënyrë që të zvogëlojmë apo edhe fare të mos udhëzojmë paciente jashtë institucioneve publike. Këtu shoh edhe ndryshimet që do të arrihen gjatë këtij viti ose fillimin e vitit që vjen në të mirën e pacientëve si dhe kursimin e buxhetit të shtetit,- shtoi ai.

Sipas dr. Hajrizit pëqrindja e vdekshmërisë është rreth 2.5%.

 Përqindja e vdekshmërisë është  rreth 2,5 % në Klinikën tonë, kurse sa i përket infeksioneve brendaspitale është komisioni në kuadër të klinikës i cili merret me raportimin e rasteve me infeksion intrahospitalor i cili është duke pununuar në masat e parandalimit dhe zvogëlimit të këtyre infeksioneve,- bëri të ditur dr. Rudari.

Drejtori Rudari thotë se kanë nevojë për zgjerimin e shërbimeve si dhe me rritje të shërbimeve.

”Si Klinikë, duke marrë parasysh që për momentin jemi e vetmja Qendër në Kosovë që ofrojmë trajtime dhe shërbime  nga lëmia e sëmundjeve  vaskulare  ku kemi në dispozicion vetëm 24 shtretër dhe kemi nevojë për zgjerimin e shërbimit si me vende ashtu edhe me rritje të shërbimeve. Të gjitha këto ndihmojnë të fokusohemi në rritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Kjo është njëra nga objektivat që ndikon direkt edhe në zvogëlimin e listës së pritjes së venave  varikoze. Fatmiresisht venat varikoze janë sëmundje që mund të presin dhe qe nuk shkaktojnë ndonjë komplikim serioz. Edhe në qendrat europiane ka listë pritjeje për vena varikoze,” – përfundoi ai.

/Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi mund të transformojë mirëqenien tuaj qasja anti-inflamatore?
Artikulli i rradhës Ftohjet e shtatzënisë: Si ndryshon nga ftohja normale?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.