Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu australian Prof. Dr. Paddy Dewan, hero i fëmijëve të Kosovës

Lajme 25/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu dhe urologu i fëmijëve Paddy Dewan vjen në Kosovë nga viti 2011 për të shëruar rastet e rënda që mjekët e Kosovës nuk mund t’i kryejnë. Dewan vjen në Kirurgjinë e Fëmijëve në QKUK nëpërmjet organizatës “Kind Cuts for Kids”, e cila ndihmon zhvillimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët në disa vende të botës. Mjeku australian deri më tani ka shëruar mbi 360 fëmijë në Kosovë

Para shumë vitesh një fëmijë u dërgua nga Kosova në Australi për të kryer një intervenim të rëndë. Në fakt ky intervenim ishte i lehtë për mjekun që do ta kryente. Kirurgu dhe urologu Prof. Dr. Paddy Dewan do ta shëronte këtë fëmijë, i cili do të ishte pikënisje për kontributin e tij në Kosovë për shumë vite të tjera më pas.

Dewan vjen në vendin tonë për të shëruar fëmijët që janë të prekur nga sëmundje të rënda dhe raste komplekse që mjekët kosovarë nuk mund t’i kryejnë. Në një bisedë për Gazetën Shneta, mjeku nga vendi i largët thotë se fillimisht kishte kontaktuar një profesor nga Tirana për mëpastaj kishte përfunduar në Prishtinë pasi thotë se këtu njerëzit i shfrytëzojnë më mirë mundësitë kur dikush dëshirton t’ju ndihmojë.

“Janë disa raste problematike dhe komplekse që nuk mund të kryhen në Kosovë dhe për këtë ju duhet të trajnoni kirurgët për këto raste. Kam qenë i lumtur që kam ndihmuar fëmijë në Australi, por atje pacientët e kanë pasur afër vetëm nënën dhe babain, ndërsa pjesën tjetër të familjes jo. Poashtu pas operacionit kirurgu nuk ka qenë aty për ta ndjekur gjendjen e tij”.

Dr. Paddy Dewan duke kryer një intervenim në Kirurgjinë e Fëmijëve, i asistuar nga kirurgët vendor

“Ardhja ime këtu siguron trajtim më të mirë për një ose më shumë pacientë dhe poashtu mundëson kirurgëve të rinj që të mësojnë metoda të reja. Ata mund të përvetësojnë aftësi të reja duke parë raste më komplekse. Por ardhja ime këtu poashtu më ndihmon edhe mua që të përditësojë aftësitë e mia duke trajtuar raste komplekse”, shprehet Dewan.

Profesori thotë se patologjitë në Kosovë nuk dallojnë shumë nga Australia. Në të gjitha vendet që udhëton, përfshirë këtu Afrikën e Jugut, Ganën, Zimbabve, thotë se sheh raste të reja që nuk ka parë më parë në karrierën e tij.

“Pacientët në Australi, për dallim nga Kosova, nuk e kanë shqetësimin se duhet të udhëtojnë jashtë vendit për të kryer një intervenim. Ndërsa njerëzit këtu kanë pak mosbesim për shkak të infrastrukturës dhe mungesës së trajnimeve”.

Prof. Dewan i rrethuar nga disa prej kirurgëve të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve

“Kam parë kirurgët këtu të kenë vështirësi në disa situata duke u përballur me mosbesimin e prindërve. Prandaj është pjesë e punës sime që t’i bëjë njerëzit të besojnë jo vetëm në mua, por edhe tek kirurgët këtu dhe këtë po mundohem ta arrijë nëpërmjet mësimeve që mund t’ua transmetojë atyre nga përvoja ime”, deklaron Dewan.

Kirurgu që stresin nga salla e operacioneve e tejkalon duke shkruar poezi, thotë se ndihet mirë nga mirënjohja e prindërve kosovarë, por edhe angazhimit të stafit mjekësor për t’i kujdesur për fëmijët.

“Është një energji fantastike këtu. Kirurgët, infermieret dhe prindërit janë duke bërë gjithçka që t’i trajtojmë fëmijët brenda një jave sa unë qëndroj në klinikë. Kjo më bën të ndihem mirë kur i shoh njerëzit që duan të kujdesen për shëndetin e fëmijëve”, ka deklaruar Dewan.

Prof. Dewan ishte në Kosovë para dy javësh ku realizoi rreth 30 operacione brenda një jave. Kirurgu pritet të vijë sërish vitin e ardhshëm kur pritet të përurohet Spitali i ri Pediatrik në kuadër të QKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto 3 shenja sinjalizojnë probleme me ciklin menstrual
Artikulli i rradhës Tokofobia: Çfarë domethënë të keni fobi nga shtatzënia dhe lindja

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.