Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu Enver Hoxha thotë se ka shpikur një pajisje për thithjen e lëngjeve në kirurgji

Lajme 10/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu plastik, Enver Hoxha, është mjeku i parë në Kosovës që ka bërë patentimin (zbulim) në lëmin e mjekësisë në Kosovë

Patentimi i produktit është bërë në Gjermani. Enver Hoxha është specialist i Kirurgjisë Plastike dhe anëtar i Odës së Mjekëve i cili ka kryer patentime në Gjermani dhe tani për herë të parë në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një konferencë për medie ka thënë se është arritur të bëhet patentimi i një aparature e cila është treguar inovativ për shtetet e zhvilluara. Kjo aparature do të shërbejë për thithjen e lëngjeve në Kirurgji.

“Patentimi do të shërbejë Kosovës për hulumtime të reja dhe për krijimin e para dy vjetëve doktor Enveri na ka ofruar ide për këtë inovacion. Në shtator të këtij viti është patentuar në Gjermani. Ky do të ishte apel për institucionet tona që në fund të bëhet e mundshme investimi në këto hulumtime dhe të jemi prezent në zhvillimet shëndetësore në botë. Oda e Mjekëve do të punojë në krijimin e fondit për krijime shkencore dhe të përzgjidhen hulumtime që do t’i financojmë. Në Gjermani nuk kanë gjet kod për Kosovën. Tash Kosova e ka kodin e vet për hulumtime dhe patentime nëse kemi mungesa të mjekëve të punësuar është pasqyrë e asaj ku jemi ne. Problemi është direkt te komunat. Është dështim i tyre. Kemi 400 mjekë pa punë”, ka thënë Sejdiu.

Kirurgu plastik, Enver Hoxha, tha se puna në këtë drejtim e vështirë por e realizueshme. Ai tha se paisja që është shpikur përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike.

“Qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha nivelet e zhvillimit ekonomik. Do të jetë praktike dhe besoj që kompanitë do të marrin për të zhvilluar. Gjatë karrierës kam edhe disa projekte të tjera por kërkojnë teknologji më të avancuar. Përfitimet janë në lëmitë kirurgjike”, tha Hoxha.

E profesori i Kirurgjisë, Hysni Arifie quajti ditë të veçantë për Kirugjinë, pasi sipas tij kjo aparaturë është patentuar në një institut prestigjioz në Gjermani. /ekonomiaonline

Artikulli paraprakLatifi me Ambasadoren e Luksemburgut flasin për ndërtimin e Qendrës së Traumës dhe një qendër për teknologji
Artikulli i rradhës Mbi 16 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.