Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu Halil Krasniqi dhuroi dy autoambulanca në qytetin e Pejës

Lajme 05/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu i njohur kosovar Dr. Halil Krasniqi i cili drejton një klinikë në Gjermani, ka dhuruar dy autoambulanca në qytetin e Pejës, një në QMF dhe një në Spitalin e Përgjithshëm.

“Jam shumë i lumtur që pas një angazhimi, arrita të siguroj këtë mjet shumë të nevojshëm për qytetin e Pejës, i cili shpresoj shumë të ju shërbejë qytetarëve të atij rajoni. Unë do të vazhdoj të angazhohem të ndihmojë të gjithë shqiptarëve në të gjitha format e mundshme, e veçanarisht në fushën e mjekësisë”, ka deklaruar Krasniqi me rastin e dorëzimit të autoambulancës në QMF, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuuar edhe me punën e tij profesionale në Spitalin e Pejës.

Njoftimi i plotë nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë:

Dr. Halil Krasniqi dhuroj një Autoambulancë Spitalit të Përgjithshëm në Pejë

Dashuria për vendlindjen dhe njohja e nevojave të pacientëve si profesionist kanë bërë padyshim që Dr.Halil Krasniqi të sjellë një Autoambulancë si donacion për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Dr.Halil Krasniqi është Shef I klinikës së Kirurgjisë vaskulare në Spitalin St.Johanes -Hospital, në qytetin Verel i Regjionit Friesland në Gjermani.

Në ceremoninë e organizuar lidhur me këtë donacion e në të cilën përveç stafit drejtues të Institucionit tonë, zyrtarëve nga Komuna, Dr.Halil Krasniqit morri pjesë edhe ish presidenti i vendit Z.Fatmir Sejdiu. Drejtori Ekzekutiv Dr.Skender Dreshaj në emër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka falenderuar Dr.Halil Krasniqin për këtë donacion duke theksuar se nevoja për Autoambulancë ishte e madhe ndërsa që edhe më të madhe këtë donacion e bënë pasi që një Mjek që ka bërë emër në Gjermani po kujdesët për Spitalin e vendlindjes së tij.

Dr. Halil Krasniqi ka theksuar se kjo Autoambulancë ka qenë në shërbim të Kryqit të Kuq deri më tani, dhe unë ndihem i lumtur që kam mundur të ndihmoj banorët e qytetit tim të lindjes me këtë donacion. Dr.Halil Krasniqi ka theksuar se ndihma për Spitalin e përgjithshëm në Pejë do të ketë edhe në të ardhmen pasi që është i gatshëm që periodikisht të vije dhe të kryen shërbime shëndetësore për pacientë.

Në fjalën e tij Ish presidenti z.Fatmir Sejdiu ka folur për Dr.Halil Krasniqin që është shembull më i mirë i humanizmit, dhe që neve na bënë krenar me punën dhe sukseset e tij në Gjermani por edhe me përkrahjen që bënë për Kosovën.

Artikulli paraprakÇapkënia 6 vjeçare shtiret si e sëmurë për t’i shmangur mësimet
Artikulli i rradhës Me këto imazhe moderatorja shqiptare tregon se si i shkon jeta pas shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.