Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu plastik që është pronar i një spitali privat lë punën në QKUK, thotë se i bënë presion

Lajme 16/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu plastik Adem Kllokoqi i cili është pronar i spitalit privat për kirurgji plastike “Kllokoqi Estetika”, e ka lënë punën në QKUK duke u ankuar për presion.

Kllokoqi në një deklarim për media ka thënë se është detyruar ta lë punën në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK, për shkak të rrethanave dhe presionit në rritje.

“Erdhën rrethanat që s’kam mendu që kam me dhanë dorëheqje, por e vendosa ashtu, ka ardh tu u shtu presioni, edhe unë e vendosa me u largu. Drejtoreshës i kam tregu disa herë, kolegët e dijnë pse unë e kam lanë, deshta mos me kriju më shumë telashe“, ka thënë Kllokoqi për Insajderin.

Sipas raportimit të Insajderit, deri tek dorëheqja e Kllokoqit ka ardhur si pasojë e presionit nga drejtoresha e Klinikës Violeta Zatriqi.

Kllokoqi ka deklaruar se punën e tij do ta vazhdojë në sektorin privat. Ai është pronar me 95 për qind të aksioneve në “KLLOKOQI PLASTIC SURGERY L.L.C.”.

Ndryshe Kllokoqi nuk është i vetmi mjek që e lë punën në QKUK duke kaluar në sektorin privat si pronar spitali. Disa muaj më parë e kishte lënë punën edhe anesteziologu Nehat Baftiu i cili poashtu kaloi në sektorin privat si aksionar në një spital në Ferizaj. Edhe Baftiu ishte shprehur i zhgënjyer me sektorin publik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAsnjë rast pozitiv me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë
Artikulli i rradhës Antibiotikët po përdoren në shumë raste pa nevojë, sfidë mbetet blerja e tyre pa recetë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.