Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu që e bëri operacion ish-ministrin Latifi, zgjidhet drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Lajme 26/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu Enver Fekaj është përzgjedhur drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, ndonëse në testin me shkrim kishte dal i dyti me më shumë se pesë pikë sesa kandidati i parë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpallur sot rezultatet e konkursit për drejtor në tri njësi, Kirurgji Abdominale, Alergologji dhe Mjekësi Nukleare, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka siguruar dokumentin me rezultate ku bëhet e ditur se Enver Fekaj është përzgjedhur drejtor i ri në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale me 88.85 pikë. Fekaj ndonëse doli i dyti në testin me shkrim me pesë pikë më pak sesa kandidati i parë, arriti të zgjidhet në këtë pozitë.

Kujtojmë se Fekaj është kirurgu që e bëri operacion ish-ministrin Rifat Latifi, ndonëse nuk ishte kujdestar në natën e intervenimit. Ai ishte ftuar nga vet Latifi për ta kryer operacionin.

Fekaj në vitin 2018 ishte përfshirë në një skandal pasi kishte kërkuar 3 mijë euro një pacienti për operacion. Këtë e kishte pranuar edhe vet Fekaj, por ishte arsyetuar se ka bërë shaka. Për këtë skandal Fekaj ishte suspenduar nga menaxhmenti i asaj kohe, ndërsa ishte rikthyer në punë më pas me vendim të Komisionit Disiplinor.

Në garë për drejtor të Kirurgjisë Abdominale kanë qenë edhe kandidatët Afrim Tahiri dhe Ferat Sallahu. Tahiri kishte dal i pari në test me 70 pikë, por Komisioni e vlerësoi në intervistë me më pak pikë. Ai mbeti i dyti me 87.80, një pikë më pak sesa Fekaj. Ndërkaq Sallahu ka dal i treti me 86.45 pikë.

Në Klinikën e Alergologjisë është përzgjedhur drejtoreshë Bardhë Selmanaj-Bislimi, ndërsa në Mjekësi Nukleare Fakir Spahiu do të vazhdojë mandatin e tretë në këtë pozitë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërdorimi i antibiotikëve gjatë shtatzënisë lidhet me astmën e fëmijërisë
Artikulli i rradhës Nga e hëna fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.