Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu që kujdeset për shëndetin e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës

Lajme 27/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjeku i Kombëtares së Kosovës, Dr. Murat Berisha, ka folur për përvojën e tij 12-vjeçare me futbollistët kosovarë. Në një bisedë për Gazetën Shneta, Berisha tregon për funksionin e tij në ekip, për shëndetin e “pacientëve” të tij dhe për testet anti-doping

Para 12 viteve me një vendim të ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, tani i ndjerë Fadil Vokrri, Dr. Murat Berisha ishte emëruar në pozitën e mjekut të futbollistëve të Kombëtares së Kosovës. Që nga atëherë, Berisha i shoqëron të përzgjedhurit e Kosovës në çdo grumbullim të tyre, në Kosovë dhe jashtë vendit qoftë në lojë miqësore apo në ndonjë garë tjetër, shkruan Gazeta Shneta.

Bashkë me Berishën janë edhe dy fizioterapeutë, Ismet Shalaj dhe Zheraldin Derguti, ndërsa në rast nevoje angazhohen edhe mjekë të tjerë nga FFK. Specialisti dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, Dr. Murat Berisha, në një bisedë për Gazetën Shneta, tregon se është në kontakt të vazhdueshëm me futbollistët e Kombëtares, të cilët në jo pak raste i kanë bërë të ndihen krenar qytetarët e Kosovës.

“Lojtarët janë shumë të edukuar në aspektin sportiv, nuk i fshehin lëndimet dhe janë natyral. Nuk përdorin substanca të ndaluara”, deklaron Berisha. Ai tregon se ka kryer të gjitha trajnimet dhe ka përfunduar testimet e organizuara nga UEFA në fushën e kujdesit mjekësor ndaj futbollistëve.

Berisha flet për testet antidoping që janë bërë tek futbollistët kosovarë në dy ndeshjen me Ishujt Faraoe dhe në lojën e fundit Bullgarinë nga ku Kombëtarja nxori barazim. “Në dy ndeshjet e fundit kemi pas kontrolla të antidopingut nga UEFA, janë marr 4 mostra të 4 lojtarëve”, ka thënë Berisha. Ai tregon se për analiza të dopingut merret një dozë e urinës, ndërsa përzgjedhja e lojëtarëve bëhet gjatë kohës sa zhvillohet loja.

“Shorti hedhet në minutën e 75-të të ndeshjes në praninë e dy mjekëve të kombëtareve që luajnë, hidhet shorti për dy lojtarë në fushë dhe për dy në bankën rezervë”.

“Në lojën me Ishujt Faraoe janë testuar Elbasan Rashani dhe Denis Avdija nga shorti. Kurse në lojën me Bullgarinë shorti i ka rënë Arianit Muriqit dhe Vedat Muriqit. Të dy janë testuar dhe priten rezultatet”, ka treguar Berisha.

Ai ka thënë se si mjek i Kombëtare gjithmonë i teston futbollistët, por thotë se ata asnjëherë nuk kanë dal pozitiv në substanca të ndaluara.

Berisha ka theksuar se rastet më të rënda të lëndimeve kanë qenë frakturat në rastin e Fanol Përdedaj dhe Herolind Shala.

Kirurgu tregon se qëndron 24 orë në dispozicion të futbollistëve sa herë që ata kanë lojë. Ai e quan përgjegjësi dhe nder punën që e bën me djemtë e Kombëtares. Ndërkaq sa i përket profesionit të tij, Berisha ka treguar se punon me standarde dhe pajisje evropiane.

“UEFA deri më tani i ka dhënë rëndësi urgjencave në fushën e futbollit sesi të veprohet të shpëtohet jeta e sportistit në fushë. Janë disa procedura që duhet t’iu përmbahemi dhe vazhdimisht i kemi përsëritë me të gjithë mjekët e Evropës. Edhe jashtë, edhe në Kosovë jemi të gatshëm të reagojmë çfarëdo që ndodhë në fushë falë mjeteve që i ka siguruar FFK-ja të cilat janë të njëjtat me çfarë i kanë psh Anglia apo ndonjë vend tjetër”, thotë ai.

Berisha ka bërë të ditur se vendimet për pushim nga loja të futbollistëve për shkak të lëndimeve i merr Përzgjedhësi Bernard Challandes. “Ne nuk marrim vendime por kemi marrëveshjen me përzgjedhësin. Ne i raportojmë atij dhe ai vendos nëse do hyjë në fushë një lojtar apo jo”, ka treguar ai. Krejt në fund Berisha shpreson që “pacientët” e tij të kualifikohen në Kampionatin Evropian të futbollit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAngelina na befason: Ka 6 fëmijë, por vetëm njërit do ia lë pasurinë
Artikulli i rradhës Pesë mënyra natyrale për të trajtuar hundën e bllokuar të bebit tuaj

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.