Kirurgu i fëmijëve në QKUK Dr. Defrim Kocinaj ka realizuar operacionet e para me laparaskopi në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Për debutimin e tij me këtë aparaturë Kocinaj ua ka dedikuar një falënderim kolegëve të tij kirurgë, në veçanti Dr. Gani Çekun. Ai poashtu ka postuar një fotografi të një imitimi artizanal të laparaskopisë ku Kocinaj kishte mësuar përdorimin e aparaturës, shkruan Gazeta Shneta.
Postimi i tij i plotë:
Dy javet e fundit kane qene shume te rendesishme ne jeten time profesionale. E kisha synim te kahmotshem qe te filloj kete sherbim te ri ne kliniken tone (koleget e mij e dijne shume mire). Dua te falenderoj ne vecanti kolegun tim Dr Ganiun dhe stafin e traktit operativ te Kirurgjise Pediatrike pa perjashtim, te cilet pa kursim u bene pjese e ketij synimi. Poashtu edhe drejtorin Dr Muratin, i cili na inkurajoi vazhdimisht, si dhe Dr Ardianin, Dr Dijanen dhe Dr Dukagjinin dhe krejt ekipin e anestezionit qe dhane perkrahje dhe treguan durim…
Per ti realizuar keto dy intervenime, u desht shume perkushtim dhe kurajo dhe disa nete me gjume gjysmak, por kur njeriui me ngulm deshiron dicka, edhe e arrin, pavaresisht pengesave qe mund te gjinden gjate rruges…