Oda e Mjekëve të Kosovës ka publikuar agjendën e hapjes solemne të Kongresit dhe Panairit të Parë Mjekësor.
Hapja solemne do të bëhet më 17 tetor nga ora 18:00-21:00 në Hotelin ‘Emerald’ në Prishtinë.
Fjalën hyrëse do ta mbajë Kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu, ndërsa do të pasojë me fjalë rasti edhe Sekretarja e Përgjithshme e Komitetit të Përhershëm Evropian të Mjekëve Annabel Seebohm, Prorektori Prof. Dr. Faton Berisha dhe Prodekani Prof. Dr. Ibrahim Rudhani.
Më poshtë e gjeni agjendën e plotë. /Gazeta Shneta/