Klinika Infektive sot ka njoftuar mbi gjendjen e pacientëve të prekur me koronavirus Covid-19, në mesin e të cilëve janë edhe 4 infermiere të kësaj klinike.
Në njoftim thuhet se infermieret janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe për fat të mirë nuk ka raste të tjera të infeksionit brenda-spitalor. “Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka asnjë rast të ri të infeksionit brenda-spitalor, ndërsa 4 infermieret e infektuara më parë janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e klinikës. /Gazeta Shneta/