Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime e ka publikuar njoftimin për kompaninë e shpërblyer me tenderin për pastrim.
Tenderin për pastrimin e hapësirave të QIRSKP në Shtime ka fituar kompania “Kiga” SHPK nga Sllatina e Madhe në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo kompani ka ofertuar me çmimin më të lirë prej 98 mijë euro.
Gazeta ka raportuar ditë më parë për këtë tender vlera parashikuar e të cilit ishte 110 mijë euro. Vitin e kaluar e njëjta procedurë ishte parashikuar me 82 mijë euro.
Kjo rritje e vlerës së parashikuar nga zyrtarët e prokurimit u arsyetua me rritjen e pagës së 18 punonjësve nga 250 euro në 400 euro bruto. /Gazeta Shneta/