Revista ‘International Journal of Research in Business and Social Science’ po del të jetë e rreme.
Kështu ka rezultuar nga një publikim i rrejshëm që është kryer në këtë revistë nga ORCA.
Për ta vërtetuar këtë ata kanë realizuar një punim të rremë me emrin e personit imagjinar Andrra Qielli nga Universiteti Triumph në Tiranë. Punimi i njëjtë është publikuar në këtë revistë.
Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci tha se ky punim që është publikuar ka pasur shumë gabime drejtshkrimore dhe gabime në referenca dhe se sipas tij, janë dashur vetëm tre ditë që ai të publikohet në këtë revistë.
Nga punimet e publikuara në këtë revistë ka dal se është avancuar dekani i Fakultetit Ekonomik But Dedaj. /Gazeta Shneta/