Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo nënë ka marrur vendimin më të veshtirë që një grua do mund ta merrte ndonjëherë

Lajme 29/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Brandi Rogers u këshillua nga mjekët ta lindte fëmijën në javën e 26-të, pasi që do të ishte në të mirën e shëndetit të saj, transmeton Gazeta Shneta.

Nëna 25-vjeçare nga Karolina e Jugut është shtatë muaj shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, Emersyn, i cili është diagnostikuar me anencefali, gjendje kjo e cila ndalon zhvillimin normal të kockave dhe trurit të fëmijës.

“Është një ndër gjërat që nuk e kam menduar se do më ndodhë ndonjëherë, veçanërisht kur kam dy fëmijë të shëndoshë.” tha nëna për Kidspot.

Sipas mjekëve, vajza e vogël do të lindë pa pjesë të trurit dhe kafkës së saj dhe pritet të vdes menjëherë pas lindjes.

Kështu, vendimi i nënës ishte befasues. Ajo vendosi ta mbajë bijën e saj.

“Do të më lejojnë që menjëherë ta mbaj atë dhe ata kurrë nuk do ta marrin atë nga unë, e asnjëherë nuk do të na ndajnë. Ajo do të qëndrojë me mua, dhe do të shërohet së bashku me mua. Ne gjithashtu do të vonojmë marrjen e matjeve të saj.”, thoshte nëna.

Megjithatë, arsyeja kryesore që ata vendosën të prisnin për të lindur Emin – siç e quajnë me dashuri – ishte tërësisht altruiste.

“Më e rëndësishmja është që ata po punojnë me ne për të shkuar në të paktën 37 javë në lindje, kështu që ne ende mund të dhurojmë organet e saj. Ne duam që ajo të lërë diçka prapa.”

Çifti ndihet më “në paqe” me vendimin e tyre të vështirë.

“Do të jetë e vështirë t’ia shpjegoj Lawson, birit im, pse nuk po e sjellim motrën e tij në shtëpi,” tha ajo për Inside Edition, duke shpjeguar se Haigan tashmë e dinte se ai do të ketë një motër më të vogël.

“Fokusi im kryesor është të sigurohemi që ai nuk do të frikësohet nga kjo.”/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZbulojnë shkencëtarët: Ja testi i thjeshtë që parashikon nëse do prekeni nga kanceri
Artikulli i rradhës Ky është ilaçi me sodë të bukës dhe mjaltë që shëron këto sëmundje të tmerrshme

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.