Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Endokrinologjisë: Përqindja e vdekshmërisë në 2023 është ulur në 0.3%, një rënie e madhe krahasuar me vitet e mëparshme. 

Lajme 11/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr. Merita Emini-Sadiku është specialiste e endokrinologjisë dhe drejtoreshë e kësaj klinike që nga gushti i vitit 2021. Emini-Sadiku është gjithashtu pjesë e stafit akademik në Katedrën e Mjekësisë Interne të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” qe nga viti 2009.

Endokrinologia ka doktoruar në vitin 2012 në Universitetin e Zagrebit me studimin e ndikimit te dy llojeve te barnave diabetike ne faktorët metabolik dhe ne funksionin e zemres. Emini-Sadiku ka mbajtur stazh dhe ka ndjekur trajnime në disa qendra jashtë Kosovës, duke përfshirë Qendrat Klinike Universitare Zagrebit si Vuk Vrhovac dhe REBRO ne Kroaci,  Qendra Klinike Universitare ne Washington DC, Qendren Klinike Universitare te Tiranes me pas trajnime me kohe me te shkurten ne Istanbul dhe disa vende tjera.

Drejtoresha Emini-Sadiku, në një intervistë me shkrim për Gazetën Shneta, prezantoi rezultatet e vitit 2023. Klinika ka shënuar rekord në shërbimet ambulatore, duke trajtuar 15,475 pacientë. Përqindja e vdekshmërisë është ulur në 0.3%, një rënie e madhe krahasuar me vitet e mëparshme.

Ajo theksoi sfidat në sigurimin e pajisjeve për pacientët me diabet tip 1 dhe nevojën për më shumë infermiere. Drejtoresha ka prezantuar planet për këtë vit, përfshirë rritjen e shërbimeve ambulatore dhe zbutjen e shtrimeve intrahospitalore.

Intervista e plotë: 

Sa pacientë janë trajtuar në klinikë brenda vitit 2023? A është rritur numri për dallim nga vitet e kaluara? 

Sherbimet ne Kliniken tone janë te përqendruara ne shërbime ambulantore dhe spitalore. Sa i përket shërbimit ambulator, ne vitin qe lam pas, 2023, kemi arritur numrin rekord sa i përket vizitave ambulatore ne krahasim me te gjitha vitet prej kur ekzistojmë si Kliniken e Endokrinologjise nga viti 2012. Ne vitin 2023 kemi pasur gjithsej 15,475 vizita, ndërsa te shtruar kemi pasur 773 pacientë, kemi pasur 1037 paciente qe kane bere punksion biopsitë apo FNAB te nodujve kryesisht ne tiroide dhe paratiroide. Gjithashtu kemi pasur 373 seanca trajtuese te këmbës diabetike, 533 vizita specialistike gjate te cilave eshte ordinuar terapia specifike me Octreotid per pacientet me tumore te akromegalisë dhe tumore te tjera neuroendokrine. Pra, ne secilin nga keto sherbime kemi pasur rritje te indikatoreve te punës ne krahasim me vitet me heret.

Cilat sëmundje kanë dominuar vitin e kaluar? A është rritur numri i pacientëve me sëmundje malinje që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike? 

Si edhe ne vitet tjera ne shërbimet intrahospitalore, edhe ne kete vit kane dominuar pacientet me diabet melit me komplikime kryesisht kronike dhe sipas te dhënave te cilat i kemi analizuar për pacientë intrahospitalor ne Kliniken tone sa i perket komplikimeve mikrovaskluare: me retinopati diabetike janë 39.5 %, neuropati diabetike 53 %, nefropati diabetike 24.7 %, ndërsa sa i përket komplikimeve makrovaskluare me sëmundje kardiovaskulare (përfshirë këtu koronaropati, hipertension dhe SKV tjera) 60.12% e pacienteve me diabet tip 2, me sëmundje cerebrovaskular 4.5 % dhe me këmbë diabetike 7.7 %. Ndersa sa i përket komplikimeve akute siç janë ketoaciodozat diabetike, hiponatremite, hipernatremite, hipoglikemite, kriza adisoniane etj. ky numër i pacienteve eshte dukshëm më i vogël në krahasim me komplikimet kronike.

Duhet theksuar qe ne Kliniken e Endokrinologjise si qendër per shërbim terciare trajtohen rastet me te renda te semundjeve te cilat i takojne endokrinologjise dhe diabetit me te gjitha komplikimet, gje e cila nënkupton qe rastet e renda referohen per trajtim ne Kliniken tone nga te gjitha spitalet rajonale te Kosoves si dhe referimet janë poashtu per shërbimet diagnostike specifike qe ofrohen ekskluzivisht ne Kliniken tone sa i përket FNAB, diagnostikimit dhe përcjelljes se tumoreve te tiroides.

Sa i përket shërbimeve ambulatore, aty dominojnë pothuajse te gjitha patologjitë ku siç dihet endokrinologjia përfshin nje game te gjere sëmundjesh qe trajtohen kryesisht me substituim hormonal ose frenues te sekretimit hormonal dhe nuk kërkojnë domosdo hospitalizim.

Ndersa sa i përket sëmundjeve malinje tek ne dominojnë sëmundjet malinje te tiroides ne krahasim me sëmundjet tjera dhe referimi sigurisht gjithmonë behet ne institucionet publike hospitalore per operim kirurgjikal dhe me pas ndjekja postoperatore përsëri behet nga stafi jone.

Sa pacientë janë referuar për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike vitin e kaluar dhe për cilat sëmundje? 

Ne nuk kemi asnjë pacientë te cilin e kemi referuar per trajtim mjekësor jashte institucioneve publike. Mirepo pacientet tanë pasi ne i referojmë p.sh. tek neurokirurgu per operimin e tumoreve ne gjendren e hipofizes, ku shumica e tyre kërkojnë ndërhyrje transfenoidale, ata me pas i referojnë jasht vendit sepse ndërhyrje te tilla te sofistikuara ende nuk behen ne Kosove.

A janë shtuar shërbimet në klinikë?  

Ne klinike janë shtuar edhe dy shërbime te reja: Sherbimi gjysemintenziv i paisur me te gjitha mjetet e nevojshme per trajtim intenziv te cilat janë siguruar nga SHSKUK dhe shërbimi tjeteri ditorë intrahospitalore: per kembe diabetike, akromegali dhe tumore neuroendokrine.

Kemi filluar te bejme skriningun/depistimin e rregullt te rrezikut per kembe diabetike. Poashtu jemi duke e bere vleresimin periodik te komplikimeve te pacienteve me tumore te akromegalise te cilet e i kemi paisur me kartela te vecanta ne te cilat evidentohet cdo sherbim qe marrin dhe planifikohen sherbimet te tjera. Gjithashtu qe nga fillimi i punës ne njësinë e sherbimit gjysem intenziv behet evidentimin i detajuar i cdo nderhyrje intenzive trajtuese , monitorimi i trajtimit duke i zbatuar me perpikeri protokolet e detajuara nderkombetare te trajtimit te sëmundjeve akute hiperglikemike gjegjesisht ketoaciodave dhe gjendjeve hiperosmilare joketotike. Lehtesim i madh ne shërbimin gjysem intenziv eshte edhe mundësinë qe kemi tani me aparatin e analizave gazore te statusit acido-bazik brenda klinikes tone per rastet e renda me komplikime akute hiperglikemike ne kete sherbim dhe me te cilin u viojme ne ndihme edhe disa klinikave tjera internistike sa i përket nevojave te tyre per këte aparature.

Gjithashtu ne vitin 2023 kemi pergaditur disa lloje te dietave profesionale dhe materiale edukative se bashku me nutricionist profesional ne kuadër te shërbimit te edukimit diabetik per pacientet e Klinikes tone.

Cilat janë ndryshimet e arritura gjatë vitit 2023? 

Vitin 2023 e kemi përmbyllur me mjaft rezultate te mira ne punën tone klinike. Klinika e Endokrinologjise ka kolegjiumin e stafit te specialisteve me te cilët takohemi dy here ne dite dhe gjate ketyre takimeve pervec organizimit ditore te aktiviteteve te Klinikes, diskutohen rastet te cilat kërkojnë vëmendje me te madhe dhe hulumtim me te detajuar ne diagnostikim dhe trajtim. Me qellim te dhenjes prioritet te mendimit racional ne komunikim dhe ndarjes se balancuar te obligimeve kemi arritur te kemi disipline dhe respekt ne pune. Ne Kliniken e endokrinologjisë ka numër te mjaftueshëm te specialisteve te cilën ne përgjithësi janë mjaft te pergaditur profesionalisht, respektohet hierarkia dhe ne te njëjtën kohe duke dominuar vendimet racionale shkencor ne menaxhimin e rasteve te renda klinike.

Sigurisht përpiqemi qe ky racionalitet i komunikimit te jete edhe ne rrafshin e raporteve te mira nderkolegiale.

Kete vit kemi arritur te kemi rritje te sherbimeve ambulatore per 40% me shume se vitet tjera, eshte rritur numri specialisteve te trajnuar per FNAB, poashtu numri i sherbimeve ne cdo sektore e ne te njejten kohe eshte ule dukshëm vdekshmeria e pacienteve.

Sa është përqindja e vdekshmërisë në klinikë? Cilat janë planet e juaja për ta përmirësuar gjendjen? 

Perqindja e vdekshmërisë kete vite eshte 0.3% nga numri total i shtrimeve qe kemi pasur e qe nekupton ulje e vdekshmërisë per 65% ne krahasim me vitet paraprake. Mendojme qe te vazhdojme me kete strategji te punës cilesore edhe ne kete vit.

Kemi te njëjtin numër te pranimit te rasteve nga klinikat tjera dhe transferimet per shërbime specifike ne klinika brenda QKUK. Ndersa numri i te shtruareve ne klinike qendron neutral dhe tendenca jone eshte qe sa me shume te rrisim sherbimet ambulatore duke qene ne dispozicion te pacienteve me shume me qellim qe me pak te kete nevoje per shtrime intrahospitalore sepse ne kete menyre tentohet qe sidomos komplikimet e diabetit te gjenden ne kohe te trajtohen ne kohe dhe normalisht edhe te parandalohen.

Sa është përqindja e infeksioneve brenda spitalore? Cilat janë veprimet për të parandaluar infeksionet? 

Ne baze te kontrolleve te herpasheshme te komisionit per infeksione intrahospitalore dhe mostrave qe merren ne nuk kemi pasur probleme me infeksione intrahospitalore pervec tek nje pacient ku kemi marre masat e izolimit te asaj dhome per 2 jave, pasi eshte bere dezinfektimi.

Cilat janë sfidat dhe sukseset e klinikës? 

Klinika e Endokrinologjise posedon intrastrukture te mire pune, objektiv i cili ka qene edhe nga menaxhmentet e mehershme te Kinikes.

Qe nga marrja e mandatit tim para dy viteve, synimi primar ka qene rritja e kualitetit te sherbimeve klinike, organizimi i aktiviteteve shkencore, organizimi sa me profesional i stazhit specialistik per specializantet si dhe mbi te gjitha dominimi i frymes se profesionalizmit, bashkëpunimit ekipor dhe disiplines ne pune.

Sukses i klinikes tone jane rritja e indikatoret e punes ne secilin shërbim te Klinikes tone qofte ne kuadër te sherbimeve te cilet i kemi zhvilluar me heret apo edhe sherbimeve te reja, Pastaj uljen e vdekshmerise se pacienteve, trajnimin intern te stafit te specialisteve nga koleget te cilet i zoterojne keto ekspertiza etj.

Krahas punes klinike nje pjese e stafit tone merremi edhe me perpilimine Udherrefyesve Klinik Kombetare dhe protokoleve Klinike me iniciative te Ministrise se Shendetesise. Deri me tani kemi pergaditur dy Udherrefyes Klinik per diabetin melit dhe poashtu dy protokole klinike dhe jaane ne pune e siper edhe dy udherrefyes tjere.

Ne vitin 2022 si Klinike e Endokrinologjise se bashku me Oden e Mjekeve te Kosoves dhe Shoqaten e Endokrinologeve dhe Diabetologeve te Kosoves kemi organizuar per here te pare Kongresin e diabetologjise me pjesemarrje nderkombetare, aktivitet i cili na bene shume krenare sepse patem shume ligjerues te huaj dhe vendore me mbi 80 punime shkencore dhe ligjerata. Organizime te tilla jane nje dritare e rendesishme e daljes ne pah te punes tone klinike dhe shkencore, perditesimit te njohurive shkencore te fushes si per specialistet, specializantet dhe mjeket te tjere.

Poashtu edhe ne vitin 2023  kemi organizuar edhe dy konferenca shkencore vendore dhe stafi i Klinikes tone ka marre pjese ne disa kongrese dhe konferenca jasht vendit ne kuadër te edukimit te vazhdueshëm profesional.

Klinika e Endokrinologjise ka gjithsej 36 specializante per te cilet ofrojme mentorim dhe shkollim cilësor duke ju organizuar praktiken klinike ne forme te tille qe te ju jepet mundësia e mësimit nga secili prej neve dhe te perftitojne nga secili shërbim brenda Klinikes. E gjitha kjo duke u bazuar ne frumen e bashkpunimit dhe percjelljes se njohurive tona tek te koleget e rinj.

Ne fund te viti 2023 doli nga shtypi edhe tekstit i parë universitare  ne gjuhen shqipe për studentet e Fakultetit te Mjekesise “Endokrinologjia, Diabetologjia dhe Sëmundjet e Metabolizmit” ku pervec meje si autore kryesore dhe Prof. Florian Totit, jane bashkautore edhe shume kolege te tjere brenda dhe jasht vendit, duke potencuar ketu edhe kontributin e vyeshem akademik te kolegeve te Klinikes se Endokrinologjise.

Ndersa sa i përket sfidave ne kemi nje numër te vogel te pacienteve me diabet melit tip 1 te cilët janë te rinj ne moshe qe shpesh rrezikohen nga hipoglikemite e renda apo komplikimet tjera akute si ketoacidoza diabetike per te cilët kemi bere kerkese përmes përfaqësueses se Klinikes sonë ne kuadër te listës se barnave dhe paisjeve mjekesore esenciale qe te kemi edhe mundësinë e sigurimit ne nje numër te vogël te pompave insulinike per kete kategori te pacienteve, por deri me tani nuk kemi gjete mbështetje nga fakti se janë paisje te kushtueshme.

Cilat janë mungesat dhe nevojat që duhet t’i plotësoj menaxhmenti i SHSKUK-së për të përmirësuar shërbimet? 

Ne kemi bere projektin per pajisje te dhomes per kembe diabetike dhe sipas informatave te cilat i kemi ky projekt eshte ne fazen e tenderimit. Ne te njejten kohe kam bere marreveshje me Kliniken e Endokrinologjise Qendren Spitalore te Lublanes ne Slloveni, ku dy nga specialistet tane dhe nje infermiere do te kene mundesine e trajnimit per kembe diabetike kete vit. Vazhdimisht kemi përkrahjen e menaxhmentit te SHSKUK ku gjej rast ti falemnderoj.

Për cilat shërbime ka lista të pritjes dhe sa është numri i pacientëve në pritje? Sa kohë është lista e pritjes? Dhe si planifikoni të ulni numrin e pacientëve në pritje?

Ne si klinike nuk kemi liste te pritjes. Perkundrejt kerkesave te shtuara per ekzaminimin e punksion biopsive (FNAB), ne kemi bere trajnimin e stafit te specialisteve ne menyre qe mos te pritet as edhe nje dite per kete sherbim.

A keni nevojë për më shumë staf infermieror në klinikë? 

Po, kemi nevoje per me shume infermiere ne Kliniken tone dhe duke u nisur nga standardet e vendeve te zhvilluara ne do te duhej te kishim edhe po kaq numer te infermiereve sa kemi tani, por kete çeshtje kemi perkrahjen e Drejtorit te SHSKUK dhe varesisht sa do te kete mundesi SHSKUK te punesoj infermiere te rinj do te beje edhe distribuimin aty ku nevojat jane me te medha. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakRecetat për medikamente për ADHD u rritën me më shumë se 1 milion gjatë pandemisë
Artikulli i rradhës Disa vende evropiane ndaluan përdorimin e Ozempic për humbje peshe

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.