Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Gjinekologjisë në QKUK realizoi mbi 3 mijë lindje gjatë gjashtëmujorit të parë të 2025-ës

Lajme 01/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Obstetrike-Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka vazhduar të ofrojë shërbime esenciale për shëndetin e grave dhe foshnjave gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, pavarësisht sfidave të mbingarkesës klinike dhe profesionale.

Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në qershor janë trajtuar gjithsej 13,789 raste, përfshirë 3,658 lindje, prej të cilave 1,541 janë realizuar përmes ndërhyrjeve kirurgjikale (cezariane). Po ashtu, janë kryer 2,150 operacione të tjera gjinekologjike, duke përfshirë trajtime të patologjive të rënda dhe tumoreve të ndërlikuara, transmeton Gazeta Shneta.

Postimi i plotë:

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, Klinika Obstetrike-Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka vazhduar të ofrojë shërbime shëndetësore të një rëndësie të veçantë për shëndetin e gruas dhe të foshnjes, duke operuar në kushte të një mbingarkese të vazhdueshme klinike dhe profesionale.

Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar 13,789 raste, përfshirë 3,658 lindje, nga të cilat 1,541 janë realizuar me ndërhyrje kirurgjikale (operacion cezarian). Krahas kësaj, janë kryer 2,150 operacione të tjera gjinekologjike, përfshirë trajtime të patologjive të rënda dhe tumoreve të ndërlikuara.

Çdo paciente që paraqitet në Klinikën e Gjinekologjisë trajtohet në mënyrë të organizuar sipas një protokolli të qartë klinik dhe etik:

Pranimi bëhet përmes Ambulancës së Pranimit 24-orësh, ku pacientet triagjohen nga personeli shëndetësor sipas gjendjes klinike.

Në Zyrën e Pranimit, pas vlerësimit të parë, pacientja orientohet në bazë të nevojës, nëse ka urgjencë obstetrike, transferohet menjëherë në sallën e lindjes ose, sipas nevojës mjekësore, në sallën e operacionit.

Pacientet që janë në faza të hershme të lindjes ose me gjendje më stabile, transferohen për mbikëqyrje në reparte, ku monitorohen nga personeli mjekësor dhe obstetër-gjinekologët.
Kur lind nevoja për ndërhyrje kirurgjikale (p.sh. lindje cezariane), shkruhet indikacioni mjekësor, thirret anesteziologu, dhe pacientja transferohet në sallën për paramjekim për përgatitje para operacionit.
Gjatë ndërhyrjes, pacientja monitorohet nga ekipi i mjekëve anesteziologë në bashkëpunim me infermierë të specializuar. Pas operacionit, pacientja qëndron në mbikëqyrje për 24 orë në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Foshnjat e porsalindura që kërkojnë kujdes të veçantë trajtohen nga ekipi i Neonatologjisë, që është i përfshirë në çdo lindje me rrezik të shtuar ose që kërkon mbështetje të menjëhershme.

Si institucion publik që duhet të shërbejë me përkushtim të lartë, jemi të vetëdijshëm për standardet etike dhe profesionale. Veçanërisht për ruajtjen e tyre me çdo kusht në çdo rrethanë. Ndërveprimi me pacientët është sfida më e madhe e deontologjisë.

Në lidhje me opinionet, komentet apo debatet e ngritura kohët e fundit në opinionin publik, media dhe rrjete sociale, dëshirojmë të njoftojmë se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë zyrtare nga pacientet në adresë të Klinikës, as në Komisionin për shqyrtimin e ankesave të pacientëve në QKUK.

Duke respektuar plotësisht të drejtën e çdo pacienteje për të shprehur shqetësimet e saj, inkurajojmë që çdo vërejtje, shqetësim, pakënaqësi apo dëmtim të kthehet, me patjetër në ankesë zyrtare.

Duke e dokumentuar na ndihmoni që t’i evidentojmë problemin dhe gjejmë përgjegjësit konkretë, dhe na ndihmoni të mbajnë lart nivelin etik e profesional.

Transparenca dhe llogaridhënia janë vlera thelbësore për ne. Ne duam të përmirësohemi. Ne do të përmirësohemi pa diskutim. Pas çdo ankese të ushtruar nga pacientet tona padyshim një hap përpara kryhet për klinikën edhe për pacientet e tjera që do të vinë.

Ftojmë qytetarët të kenë besim tek vullneti i drejtuesve, mjekëve dhe infermierëve që kryejnë detyrat në sektorin publik.

Ne vlerësojmë pa masë secilin reagim të sinqertë nga pacientet, si dhe jemi të gatshëm të adresojmë kritikat në çdo kohë.

Çdo lëshim eventual që dokumentohet, e që bie ndesh me kodin etik dhe profesional do të ndëshkohet konform legjislacionit në fuqi.

Artikulli paraprakShkarkohet ud. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, emërohet Mentor Zejnullahu
Artikulli i rradhës Vdes në QKUK 58-vjeçari që ra nga kulmi para dy javësh në Vushtrri, po punonte tek familjarët

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.