Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Gjinekologjisë: Një gruaje i largohet cista me peshë 10 kilogramë

Lajme 05/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, është realizuar një operacion mjaft i komplikuar, i cili kishte të bënte me heqjen e një ciste nga vezorja e një gruaje. Këtë ndërhyrje, dr. Zef Ndrejaj, shef i Repartit të Operativës e konsideron si një ndër rastet më të mëdha në karrierën e tij.

“Është një tumor i vezores, faktikisht cist i vezores së djathtë. Janë raste të shpeshta, por jo në këtë përmasë , me këtë përmasë janë shumë të ralla. Prej përvojës sime 20 vjeçare, është rasti i vetëm që e kam parë me këto përmasa”, tha dr. Ndrejaj.

E, operacioni është realizuar me anë të pajisjes që ishte siguruar vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për Thikën Ultrasonike (Ligashurën), që e bënë më të lehtë ndërhyrjen.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të SHSKUK: Gjinekologji, një gruaje i hiqet cista që peshonte 10 kilogramë.

Një ekip mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer një operacion të komplikuar tek një grua, duke ia larguar një cist nga vezorja, i cili peshonte 10 kilogramë.

Gjatë intervenimit, pacientes i janë ruajtur organet reproduktive (mitra dhe vezorja), ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandim të mjekut do të lirohet shumë shpejt në shtëpi.

Shef i Repartit të Operativës, dr. Zef Ndrejaj, e ka përshkruar hollësisht çështjen, ndërkaq ka thënë se gjatë karrierës së tij është rasti i parë me përmasa kaq të mëdha.

“Është një tumor i vezores, faktikisht cist i vezores së djathtë. Janë raste të shpeshta, por jo në këtë përmasë , me këtë përmasë janë shumë të ralla. Prej përvojës sime 20 vjeçare, është rasti i vetëm që e kam parë me këto përmasa”, thotë dr. Ndrejaj.

Operimi ka zgjatur dy orë dhe është realizuar me Thikën Ultrasonike (Ligashurën), një pajisje që e bën ndërhyrjen më të shpejtë e më të lehtë dhe, veç prerjes, kryen edhe qepjen, pa pasur nevojë për intervenim me penj e gjilpërë.

Klinika e Gjinekologjisë është pajisur me këtë aparaturë vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, me qëllim që të ofrohen shërbime më cilësore për pacientin.

“Cisti e kishte mbuluar tërë hapësirën e abdomenit. Falë aparaturës së re, operacioni ka qenë shumë i suksesshëm, ka qenë më i lehtë dhe nuk kishte asnjë komplikim”, thekson dr. Ndrejaj.

Pacientja V. K kishte menduar së është shtatzënë, por pas ultrazërit gjinekologu i kishte rekomanduar operimin. Thotë se tash është mirë dhe nuk ka më dhimbje./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëse keni këto shenja gjatë shtatzënisë, atëherë ju do të lindni një djalë
Artikulli i rradhës Vajza e Emina Cunmulajt me makijazh, shikoni sa bukur duket

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.