Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Kirurgjisë Abdominale po aplikon metoda të avancuara për operacione

Lajme 20/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po përdorë metodat e reja dhe të avancuara të punës përmes së cilave po realizohen operacione të komplikuara.

Një nga rastet e tilla të kryera në këtë klinikë, është edhe rasti i pacientit me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit.

Klinika, ka realizuar operacionin që njihet si resekcion intersfinkterik i rektumit me anastomoze kolo-anale. Ky është pacienti i tretë që ka përfituar nga ky lloj intervenimi kirurgjik, transmeton Gazeta Shneta.

Operacioni është kryer nga operatorët Ass.dr. Enver Fekaj, dr. Arber Morina, dr. Idriz Memaj, dr. Nazim Musliu dhe anesteziologia, dr. Turkane Karabegu- Shehu, poashtu, ekipi i intrumentareve, infermiereve dhe teknikëve të anestezionit.

Pacientët me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit më herët janë trajtuar me një modalitet tjetër kirurgjik që njihet si ekstirpim abdomino-perineal i rektumit, operacion ky që ka përfunduar me kolostomë (është nxjerrë zorra e trashë në lëkurë dhe përmbajtja e saj është grumbulluar në qese të posaçme. Zorra e trashë në lëkurë ka pasur karakter të përhershëm).

Modaliteti i ri kirurgjik ( resekcioni intersfinkterik i rektumit me anastomoze kolo-anale), mundëson që pacienti të mos ketë nevojë për kolostomë ngase rivendoset kontinuiteti i traktit gastrointestinal( d.m.th. nuk vendoset zorra e trashë në lëkurë, ngase mundësohet defekimi sikurse para intervenimit me rrugë natyrale).

Ky lloj intervenimi mund të realizohet tek ata pacientë me karcinomë të pjesës së poshtme të rektumit, nëse nuk ka infiltrim të strukturave fqinje me rektumin dhe nuk ka metastaza.

Pacienti qe është trajtuar me këtë lloj intervenimi është në gjendje të mirë shëndetësore, si në aspektin lokal ashtu edhe në aspektin e përgjithshëm, ka shkruar QKUK në faqën e tyre në Facebook./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të mbroheni nga gripat sezonal – këshilla nga mjeku
Artikulli i rradhës Shqiptarja 12 vjeçare Tringa Jakupi fiton çmimin e madh ‘Little Queen World 2017 Grand Prixe’ (FOTO)

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.