Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Neurokirurgjisë në Maqedoni aplikon për herë të parë videoangiografinë fluorescente në trajtimin e aneurizmave të trurit

Lajme 19/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën Universitare të Neurokirurgjisë në Maqedoni është kryer një ndërhyrje komplekse mikro-kirurgjikale tek një pacient 57-vjeçar me aneurizëm të çarë në një arterie të trurit.

“Bëhet fjalë për një operacion që për herë të parë në Maqedoni është realizuar me përdorimin e videoangiografisë fluorescente intraoperative. Kjo risi është një hap i rëndësishëm përpara në modernizimin e sistemit shëndetësor në RMV. Përdorimi i kësaj metode rrit sigurinë e pacientëve dhe përmirëson efikasitetin e ndërhyrjeve kirurgjikale”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Kjo metodë inovative përfaqëson një teknikë të avancuar që mundëson vizualizimin e rrjedhës së gjakut në kohë reale gjatë operacionit.

Ekipi kirurgjik përbëhej nga: Dr. Blagoj Shuntov; Asistentë: Dr. Mirko Mishel Mirçevski, Dr. Vllatko Atanasov; Ekipi anesteziologjik: Dr. Sanja Gjurçeska, Dr. Radmilla Pangovska, ms Irena Stojanova, ms Gordana Mickovska, ms Daniela Delova; Infermieret instrumentare: ms Maja Spirovska, ms Natasha Mirçevska.

Operacioni u realizua pa komplikime, dhe pacienti po rikuperohet pa vështirësi. Përdorimi i kësaj teknike të avancuar paraqet një përparim të madh në trajtimin e pacientëve neurokirurgjikë, si dhe konfirmon përkushtimin e Klinikës për Neurokirurgji në zbatimin e teknologjive më të reja mjekësore.

Artikulli paraprakKufizime të reja për adoleshentët që përdorin ChatGPT, kompania prezanton masa mbrojtëse
Artikulli i rradhës Ellek në protestën në Mitrovicë të Veriut: Shëndetësia dhe arsimi janë vija të kuqe

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.