Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Ortopedisë del me një reagim për rastin e 12-vjeçares, QKUK ia publikon edhe diagnozën

Lajme 14/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët e Klinikës së Ortopedisë në QKUK kanë dal me një reagim për rastin e vajzës 12-vjeçare, për të cilën u raportua se vuan nga një sëmundje rrallë dhe ortopedët nuk po ia japin nënshkrimin për trajtim jashtë vendit. Në këtë reagim është bërë publike edhe diagnoza e pacientes

Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka deklaruar në reagim se rasti është elektiv dhe nuk është urgjencë mjekësore, dhe sipas tyre prindërit nuk kanë paraqitur ndonjë dokument valid për trajtim jashtë vendit, transmeton Gazeta Shneta.

“Po ate ditë, me datë 10.11.2022, bëhet vizita mjekësore në prani të konsiliumit  në përbërje të 3 mjekëve spinalë dhe lëshohet  një raport në të cilin kërkohet që të sjellet një dokumant valid mjekësor me procedurë operative  e cila është realizuar tek kjo paciente dhe planifikimet eventuale  operative. Deri më sot, pala nuk ka sjellur asnjë raport profesionalë, për të dëshmuar procedurat e nevojshme për ndërhyrje të mundshme operative”, thuhet në reagim.

Bashkëngjitur në këtë reagim është publikuar edhe raporti mjekësor ku bëhet publike edhe diagnoza e pacientes. Me Kartën e të Drejtave të Pacientit sipas Udhëzimit Administrativ 15/2013 të Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët kanë të drejtën e konfidencialitetit në informatat personale duke përfshirë gjendjen shëndetësore dhe diagnostike.

Lexoni reagimin e plotë:

Sqarim nga Kolegjium i Klinikës së Ortopedisë, lidhur me rastin e pacientes E.M

Sot, me datë 14.12.2022, në Kolegjiumin e Klinikës se Ortopedisë është diskutuar  rasti i pacientes me iniciale E.M, mosha 12 vjeçare.

Pacientja është një rast elektiv, i planifikuar  për vizita ambulantore dhe nuk ka të bëjë me asnjë urgjencë mjekësore.

Pacientja në fjalë vuan  nga një deformim i rëndë i sistemit osteomuskular dhe për këtë arsye disa herë i’u ka nënshtruar intervenimeve për këtë qëllim nga ana e ortopedëve pediatër jashtë vendit.

Me datë 10.11.2022, është paraqitur në ambulancën specialistike ortopodike spinale, me një dokumentacion të shkruar  me dorë, pa faksimil, pa emër të mjekut, është kërkuar nga ana e prindit me insitim për trajtim jashtë vendit.

Po ate ditë, me datë 10.11.2022, bëhet vizita mjekësore në prani të konsiliumit  në përbërje të 3 mjekëve spinalë dhe lëshohet  një raport në të cilin kërkohet që të sjellet një dokumant valid mjekësor me procedurë operative  e cila është realizuar tek kjo paciente dhe planifikimet eventuale  operative.

Deri më sot, pala nuk ka sjellur asnjë raport profesionalë, për të dëshmuar procedurat e nevojshme për ndërhyrje të mundshme operative.

Ne si Kolegjium, kërkojmë nga Inspektorati Shëndetësorë të bëjë inspektimin e dokumentit të prezentuar në vizitën e datë 10.11.2022,  i cili  është publikuar edhe në media, e që është me dorëshkrim, pa protokol , pa vulë dhe pa emer të mjekut ordinues.

Ne si klinikë  jemi të gatshëm ne çdo kohë t’i dalim në ndihmë jo vetem këtij pacienti, por secilit qe paraqitet tek ne, njëkohësisht ju njoftojmë se vetëm për  4 muajt e fundit, Reparti Spinal me 3 specialistë të këtij profili ka realizuar  rreth 30 operime spinale të cilat  fatmirësisht  kanë rezultuar të suksesshme  që buxhetit të shtetit i  janë kursyer  së paku gjysëm milion euro,bazuar në pro-faturat e operimeve jashtë vendit .

Me respekt,

Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë

Artikulli paraprak‘Global Diabetes Walk’ e vlerëson kampanjën kundër Diabetit të organizuar nga Dr. Edita Blakaj-Shala
Artikulli i rradhës OMK organizoi ceremoninë e përfundimit të fazës së parë të trajnimeve profesionale

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.