Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Pediatrisë në QKUK ka mungesë të madhe të infermierëve, një infermiere për 22 shtretër

Lajme 03/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Pediatrisë në ditët e nxehta të verës po përballët me fluks të madh të vizitave ambulantore, ndërkohë janë shtuar kërkesat për spitalizim të fëmijëve të prekur nga viroza e barkqitjes e të vjellave. Por, përveç fluksit të madh të pacientëve, Pediatria aktualisht e ka edhe një problem tjetër.

Klinika e Pediatrisë këto ditë po përballet me mungesë të infermiereve, për një repart me 22 shtretër këtyre ditëve është përkujdesur vetëm një infermiere, e ku kanë qenë të shtrirë 25 fëmijë.

Disa xhirime amatore të cilat RTK-së i janë përcjellë nga prindërit që i kanë të shtrirë fëmijët në Pediatri, sjellin bisedat e një prej infermiereve në ndërrim e cila tregon ngarkesën me të cilën po përballën në punë, duke qenë në kujdestari e vetme për 12 orë për t’u kujdesur për 22 shtretër të një reparti.

“Zor është, këtu duhet me kanë 3 infermiere, e na zakonisht jemi ka një, krejt fëmijët janë me infuzione, për 25 fëmijë jam tu u kujdese veç vet”, thotë infermierja.

Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës në një përgjigje me shkrim i ka thënë RTK- së se menaxhmenti i emëruar së fundmi është në fazën e analizës së gjendjes nëpër klinikat e QKUK-së, ku mes tjerash po analizohet numri i infermierëve aktualë dhe shpërndarja e tyre.

“Pas fazës së analizës do të ketë një ri-organizim të stafit të infermierëve, përkatësisht shpërndarjes më të mirë të tyre sipas klinikave dhe shërbimeve të kryhen. Po ashtu, një konkurs për pranim të infermierëve të rinj ka përfunduar dhe presim që kjo të zbusë dukshëm nevojat, apo kërkesat që kanë klinikat. Këta infermier/e do të shpërndahen së shpejti nëpër klinika, përfshirë edhe Klinikën e Pediatrisë. Viteve të fundit ka pasur shtim të numrit të shërbimeve shëndetësore dhe kjo e ka rritur edhe më tutje kërkesën për infermier/e shtesë”, kanë thënë ShSUK.

Ndërsa, sot SHSKUK ka konfirmuar fluksin e madh të pacientëve në klinikën e Pediatrisë ku ka bërë të ditur se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë realizuar mbi 19 mijë vizita emergjente pediatrike./Rtk/

Artikulli paraprakMbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK, për gjashtë muaj 19 mijë e 364 vizita
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 25 inspektorë shëndetësorë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.