Klinika e Pediatrisë, e pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të mbetet njëra nga klinikat më të ngarkuara në vend, sipas raportit vjetor të vitit 2023.
Nga analiza e raportit, rezulton se gjatë vitit të shkuar, mbi 7 mijë e 141 fëmijë janë trajtuar në reparte të ndryshme të Klinikës së Pediatrisë, duke shpënduar gjithsej 51 mijë e 470 ditë në procesin e shërimit.
Raporti gjithashtu tregon një shifër prej 35 mijë e 540 vizitash ambulante në emergjencën pediatrike dhe 21 mijë e 256 vizita specialistike. Numri total i vizitave mjekësore arrin në 56 mijë e 796, theksuar kështu nevojën për një përkushtim të vazhdueshëm për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve në Kosovë./GazetaShneta/



