Në Klinikën e Radiologjisë në QKUK janë instaluar kamera në kabinetet ku bëhet ekzaminimi i pacientëve.
Gazeta Shneta ka pranuar sot disa fotografi nga pacientë të pakënaqur me këtë veprim të klinikës për shkak të ekspozimit të privatësisë së tyre.
Nuk dihet nëse këto kamera janë vendosur me aprovimin e menaxhmentit të SHSKUK-së. Vendosja e kamerave në Radiologji është rast i çuditshëm duke pas parasyshë që në klinikat tjera nuk ka kamera në dhomat ku trajtohen pacientët.
Më poshtë mund të shihni fotografitë ku shihen kamerat e vendosura në kabinete. /Gazeta Shneta/