Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika Ortoprotetike pa proteza të gjymtyrëve, pacientët në pritje tash e dy vite

Lajme 28/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Ortoprotetorike tash e dy vjet nuk është furnizuar me proteza për pacientët që u mungojnë gjymtyrët e trupit.

Janë mbi 2,500 pacientë në vit që kërkojnë të marrin shërbime në këtë klinikë, në mungesë të gjymtyrëve, e që kryesisht u takojnë grupit të invalidëve të luftës.

Shumë nga ta, pas luftës kanë shkelur në mina, disa gjymtyrët i kanë humbur gjatë luftës, e të tjerë në aksidente komunikacioni apo edhe probleme shëndetësore.

“Për momentin jemi pa material dhe jemi në pritje. Ndihma me proteza të gjymtyrëve të poshtme kemi vendosur shumë, por kohët e fundit kemi mungesë materiali. Pacientët kanë shumë nevojë për këtë shërbim”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Geci, drejtor i shërbimit klinik të ortoprotetikës

Geci thotë se protezat për të cilët pacientët kanë nevojë janë të kushtueshme.

“Materiali është i shtrenjtë. Një protezë nën gju është rreth 1,500 euro derisa mbi gju mbi 2,000 euro. Të gjitha i ka mbuluar Ministria e Shëndetësisë, pacientët i marrin pa pagesë atëherë kur ka”, thotë Geci.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa i tha Radios Evropa e Lirë se ka dy vjet që këtë klinikë nuk kanë pasur mundësi ta furnizojnë, për shkak se është anuluar tenderi për furnizim.

“Ne kemi qenë të angazhuar, por problem janë mjetet financiare pasi janë kosto e lartë. Buxheti i ndarë për mallra dhe shërbime nuk i mbulon gjitha kërkesat e pacientëve. Këtë vit do të bëjmë rishkimin e buxhetit që vitin e ardhshëm të hyjnë më shumë të holla për këtë kategori të pacientëve, që bëjnë amputime të ekstremiteteve dhe kanë nevojë për proteza”, thotë Musa.

Ai thotë se Kosova ka nevojë për qindra mijëra euro për t’i pajisur të gjithë pacientët që kanë nevojë për këto shërbime.

‘’Ne kemi bërë një bilanc vetëm për invalidë civilë dhe kosto ka qenë 430 mijë euro për proteza të ekstremiteteve të poshtme. Kështu që, nëse do të mbuloheshin gjithë pacientët, kostoja e protezave do të shkonte rreth 600 mijë euro. Kjo kosto ndër vite besoj që do të ulet, pasi kur t’i marrin shërbimet këta pacientë, më pas protezat edhe do të mund të riparohen dhe nuk ka nevojë t’i blejmë vazhdimisht’’, shtoi Musa.

Në këtë klinikë shpeshherë kanë ardhur mjekë vullnetarë nga shtete të ndryshme të botës, duke sjellë proteza për pacientë që u mungojnë gjymtyrët e trupit dhe duke ua vendosur ato.

Artikulli paraprakKjo është nëna që lindi fëmijën nëpërmjet ndihmës së Youtube’s
Artikulli i rradhës Leonora Jakupi fotografohet në një klinikë gjinekologjike, a mund të jetë shtatzënë?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.