Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinikat e Shkupit si qendra tregtare, shkelin ligjet e Kosovës me oferta dhe reklama për IVF

Lajme 14/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinikat private nga Maqedonia e Veriut të cilat merren me frytnim të asistuar mjekësor, janë duke shfrytëzuar situatën pas mbylljes së shërbimeve të IVF-së në disa klinika në Prishtinë.

Pothuajse çdo ditë shfaqet reklama e IVF-së së Spitalit “Sante Plus” nga Shkupi në rrjetet sociale në territorin e Kosovës. Ky spital, i cili që disa muaj ka hapur edhe një qendër në Prishtinë, përdor një faqe në Facebook për të bërë joshur pacientët kosovarë me reklama të llojit aspak etike duke publikuar oferta sikurse të ishte një qendër tregtare: “lumturia nuk blihet me pare, por mund të lind fëmijë”, thuhet në reklamë.

Reklamimi i IVF-së sanksionohet ashpër nga Udhëzimi Administrativ 06/2013 për Frytnim të Asistuar Mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë. Aty parashihen masa me gjobë deri 50 mijë euro dhe heqje licence deri në tre vjet, shkruan Gazeta Shneta.

Ndonëse Spitali “Sante Plus” është licencuar edhe në Prishtinë nga Ministria e Shëndetësisë, spitali simotër nga Shkupi vazhdon të shkel ligjet e Kosovës me reklamimin e IVF-së. Gazeta ka kërkuar përgjigje nga ky spital nëse janë në dijeni se po veprojnë në kundërshtim me ligjin, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Përgjigje nuk kanë kthyer as nga Inspektorati Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë. Zyrtarët e shtetit nuk kanë sqaruar pse nuk po marrin masa për të ndaluar këtë veprimtari të spitalit maqedonas.

“Sistinës” iu ndaluan konsultat e jashtëligjshme

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë iu ndaluan konsultat të cilat bëheshin në mënyrë të jashtëligjshme nga një specialiste e spitalit maqedonas “Acibadem Sistina”. Kjo ndalesë erdhi pas hulumtimit të Gazetës Shneta.

Spitali “Acibadem Sistina” kishte paralajmëruar javë më parë se në Prishtinë do të vinte Dr. Klementina Kuzeska për të ofruar konsulta falas për frytnim të asistuar për pacientët kosovarë, pranë zyrës së spitalit.

Gazeta kërkoi përgjigje nga MSH nëse spitali kishte aplikuar për licencimin e përkohshëm të Kuzeskas, dhe doli se e mjekja maqedonase nuk ishte licencuar çka shtyri ministrinë dhe Inspektoratin që të marrin masa për ndalimin e këtyre konsultave.

MSH i tha Gazetës se për të kryer çfarëdo shërbimi, qoftë edhe konsulta, profesionistët e huaj duhet të licencohen nga ky institucion. Por mjekja maqedonase madje nuk kishte aplikuar as për licencim në Odën e Mjekëve të Kosovës, gjë që duhej ta bënte paraprakisht.

“Sistina” nuk i ka kthyer përgjigje Gazetës në pyetjet pse nuk ka aplikuar për licencë. Gazeta ka konfirmuar me anë të një telefonate anonime në zyrën e këtij spitali në Prishtinë, se pacientët kosovarë kishin rezervuar terminë gjatë gjithë ditës deri në ora 16:00. Pacientët është dashur t’i anulojnë terminet për shkak të ndalimit të konsultave nga Inspektorati Shëndetësor. Kuzeska kishte planifikuar të vinte sërish për konsulta në Prishtinë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 650 mjekë të papunë në Kosovë, rreth 60 prej tyre specialistë
Artikulli i rradhës Ligji i ri gjerman për imigrim hyn në fuqi në mars, Ambasada tregon kushtet e punësimit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.