Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kodra thirrje OMK-së të merret me rastin e Kardiokirurgjisë: Eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë

Lajme 05/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Shoqatë për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, i ka bërë thirrje Odës së Mjekëve të Kosovës që ta trajtoj seriozisht rastin e pacientit në Kardiokirurgji, i cili vdiq ndonëse mjekët që e operuan thanë se ka qenë intervenim i suksesshëm.

Pas raportimit të Gazetës Shneta mbi rastin e Kardiokirurgjisë, ku një pacient ka vdekur pas një operacioni të rrallë të quajtur “David”, i cili u tha se ishte i suksesshëm nga mjekët që e kryen, ka reaguar edhe kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra.

“OMK duhet t’a trajtoj seriozisht këtë rast … sidomos pas deklaratës së drejtorit të klinikës! Nëse gjenden shkelje atëherë kemi të bëjmë me vepër penale. Në shëndetësi komplikimet gjithmonë janë pjesë e procesit të trajtimit … por, eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë!”, ka deklaruar Kodra, shkruan Gazeta Shneta.

Kodra ka publikuar edhe disa nene të Kodit Penal të cilat i përcaktojnë dënimet me burg në rast se konstatohen shkelje të tilla profesionale.

Reagimi i plotë i Besim Kodrës:

OMK duhet t’a trajtoj seriozisht këtë rast … sidomos pas deklaratës së drejtorit të klinikës! Nëse gjenden shkelje atëherë kemi të bëjmë me vepër penale.

Në shëndetësi komplikimet gjithmonë janë pjesë e procesit të trajtimit … por, eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë!

Kodi Penal

Neni 256

Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike

  1. Kushdo që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
  2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
  3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

Neni 257

Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave

1.Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen eksperimente mjekësore, eksperimente të klonimit të njeriut apo eksperimente të ngjashme në njerëz, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet.

2.Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen testime klinike të barërave, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Artikulli paraprakRasti “David”, SHSKUK kërkon nga drejtori i Kardiokirurgjisë të marr masa
Artikulli i rradhës E konfirmon Sejdiu: Prokurori i OMK-së nesër nis hetimet në rastin e Kardiokirurgjisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.