Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Koha është tru”, neurologët fillojnë trajnimet për personelin e Urgjencës për trajtimin e sulmit në tru

Lajme 10/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Koha është tru” është slogani i një fushate që ka filluar me trajnime të stafit mjekësor të Urgjencës së Prishtinës. Trajnimet po mbahen me qëllim stafi mjekësor të njihen me simptomat e sulmit në tru, dhe pacientët me indikacione të dërgohen direkt në Klinikën e Neurologjisë në QKUK për të marr trajtimin me terapinë e trombolizës.

Trajnimi i parë është mbajtur në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë në kuadër të fushatës për ngritjen e gatishmërisë profesionale të shërbimeve urgjente mobile të Prishtinës për bartjen e pacientëve të cilët dyshohen se kanë pësuar infarkt iskemik akut trunor deri te Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), në mënyrë që të realizohet ndërhyrja mjekësore e shpejtë për trajtimin e infarktit akut dhe minimizimit të pasojave të tij.

“Terapia trombolitike intravenoze dhe trombektomia mekanike janë dy mundësi të arta që aplikohen brenda dritares kohore të përshtatshme te pacientët që pësojnë infarkt iskemik akut. Kushti i parë i përfitimit nga terapia është që pacientët me këtë diagnozë të paraqiten, përkatësisht të sillen me kohë në Klinikën e Neurologjisë në QKUK. Ngase, aplikimi i terapisë trombolitike intravenoze është i mundshëm nëse realizohet brenda 4.5 orëve nga çasti i paraqitjes së simptomave, kurse aplikimi i trombektomisë mekanike, sipas rastit, mund të zbatohet brenda 24 orëve të para”, thuhet në njoftimin e Dr. Blerim Myftiut nga Shoqata e Neurologëve të Kosovës.

Tutje nga kjo shoqatë është bërë e ditur se njohja në vend të ngjarjes e simptomave të infarktit akut, transportimi sa më i shpejtë në qendrën spitalore dhe diagnostikimi rapid i mëtejmë shkurtojnë kohën deri te fillimi i terapisë dhe ky shkurtim në kohën e fillimit të terapisë është jetik për pacientët me infarkt në tru. Kur merret parasysh që 2 milionë qeliza nervore vdesin brenda një minute, slogani i fushatës “KOHAështëTRU” dhe urgjenca e ndërhyrjes e shpjegojnë vetvetiu peshën e mbërritjes së shpejtë të këtyre pacientëve në Klinikën e Neurologjisë.

Në kuadër të trajnimit të parë, personeli shëndetësor i urgjencave të kryeqytetit u informua nga Ass. Dr. Fisnik Jashari (koordinatori i projektit kombëtar për STROKE) për rëndësinë e krijimit të vijës së veçantë me të cilën pacientët do të tejkalojnë barrierën e vonesave infrastrukturore dhe kohore në Qendrën Emergjente dhe për detajet e mekanizmit me të cilin synohet që pacientët me infarkt iskemik akut të mbërrijnë deri te terapia brenda disa minutash.

Ndërkaq, Ass. Dr. Blerim Myftiu paraqiti rastet e përzgjedhura nga përvoja e deritanishme e terapisë trombolitike në Klinikën e Neurologjisë dhe dobinë që rastet e caktuara kanë fituar nga aplikimi i terapisë. Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Dr. Edmond Komoni, theksoi se Klinika e Neurologjisë është e gatshme për vëllimin e shtuar të punës dhe se zgjerimi i kapaciteteve të Klinikës për trajtimin e infarktit akut të trurit është elementi shtesë në kuadër të shumë projekteve që zbatohen dhe do të zbatohen në të ardhmen në këtë Klinikë.

Fillimi i trajnimit dhe intensifikimi i projektit u përshëndet nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Elvir Azizi, drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës Dr. Izet Sadiku, drejtori i Urgjencës së Prishtinës Avdyl Pacolli dhe zëvendësdrejtori i QKMF-së në Prishtinë Rrezart Halili. Punëtoritë trajnuese do të vazhdojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në rajonin e Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për nesër
Artikulli i rradhës Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK ka shënuar rritje për 25% të numrit të operacioneve të kryera

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.