Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka nderuar disa prej anëtarëve të tij më të dalluar, për të vlerësuar përkushtimin dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë aktiviteteve të këtij viti.
Me çmimin prestigjioz “Anëtar i Dalluar”, për vitin 2024 janë nderuar:
- Dr. Bedri Osmani, Kirurg Torakal;
- Dr. Harieta Zherka, Kirurge Vaskulare;
- Dr. Laura Leci Tahiri, Kirurge Vaskulare;
- Dr. Astrit Hamza, Kirurg Abdominal;
- Dr. Liridona Guci, Kirurge Plastike.
Ky çmim përfaqëson mirënjohjen për angazhimin e këtyre profesionistëve, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në realizimin e misionit të Kolegjit, që synon avancimin e kirurgjisë në Kosovë dhe përtej, përcjell Gazeta Shneta.
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës si institucion i të gjithë kirurgëve, thekson se përmes angazhimit dhe bashkëpunimit të anëtarëve të tij do të vazhdojë të realizojë misionin e vet për zhvillimin e kirurgjisë kosovare dhe ndërkombëtare.
Postimi i plotë:




