Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Lajme 03/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit shkencor, me theks të veçantë në botimin e revistës shkencore ‘Kosova Journal of Surgery’

Kjo marrëveshje në emër të Kryetarit të KKK-së dhe njëherit Kryeredaktorit të revistës ‘Kosova Journal of Surgery‘, Prof. Dr. Rifat Latifi, u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv, i KKK-së, Dr. Sadik Llullaku, dhe nga Rektori i UP-së, Prof. Dr. Qerim Qerimi.

Marrëveshja përcakton se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës, përpos bashkëpunimit shkencor, do të punojnë edhe në nxitjen e punës kërkimore në disiplinat kirurgjike dhe fushat tjera në Kosovë, rajon dhe më gjerë, dhe për të përgatitur revistën për aplikim për t’u indeksuar në platformat e njohura ndërkombëtare si Pubmed, Scopus, Web of Science, etj.

 

Në një lidhje virtuale nga Etiopia, Prof. Dr. Rifat Latifi, kryetar i KKK-së dhe kryeredaktor i KJS-së, vuri në dukje rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe theksoi se ky memorandum shënon fillimin e një kapitulli të ri akademik për UP-në dhe KKK-në, dhe falënderoi përzemërsisht Rektorin e UP-së, Prof. Dr. Qerim Qerimi, për gatishmërinë e tij dhe të bashkëpunëtorëve për të ngritur nivelin e shkencës kosovare.

Prof. Dr. Latifi tha se “fillimi i bashkëpunimit shkencor midis KKK-së dhe UP-së, si dhe botimi i përbashkët i revistës tonë kirurgjike ‘Kosova Journal of Surgery’ ,ka një rëndësi të jashtëzakonshme edhe për Universitetin e Prishtinës (universitetin tim), por edhe për KKK-në.”

“Me këtë marrëveshje de fakto fillon një kapitull i ri akademik duke u bërë një platformë e rëndësishme për shkencëtarët klinik kirurgjik dhe të tjerë të universitetit tonë, si dhe të gjithë rajonit dhe më tej, por edhe të shkencave bazike me të cilat kirurgjia ndanë aq shumë elemente mes vete”, tha ai, duke shtuar se “pa fiziologji të shëndoshë nuk mund të kemi rezultate të mira kirurgjike, pa patologji të fortë dhe të avancuar nuk mund të kemi kirurgji të avancuar.”

Prandaj, shtoi më tutje Prof. Dr. Latifi, “Të gjitha shkencat bazike tash e kanë një platformë botuese të nivelit të lartë, një revistë shkencore të nivelit të lartë akademik dhe universitar”.

Ndërkaq, rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, thekoi se është i përkushtuar për zbatimin e përpiktë të këtij memorandumi të bashkëpunimit me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës.

Në takimin zyrtar të pranishëm ishin edhe prof. Sefer Avdiaj, prorektor për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, dhe prof. Gentrit Berisha, të cilët kanë përcjellë me interes zhvillimet e këtij bashkëpunimi dhe kanë shfaqur mbështetjen e tyre për suksesin e kësaj nisme të rëndësishme për mjekësinë dhe arsimin e lartë në vend. /Telegrafi/

Artikulli paraprakNdikimi i konsumit të kivit në shëndetin mendor dhe emocionet
Artikulli i rradhës Pse shtohen dhimbjet e shpinës në dimër?

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.