Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kolera vret 17 persona në Afrikën e Jugut dhe 9 të tjerë në Zimbabvenë fqinje

Lajme 25/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të paktën 17 persona kanë vdekur nga një shpërthim kolere në qytezën Hammanskraal jashtë kryeqytetit të Afrikës së Jugut, thanë autoritetet të mërkurën.

Numri është rritur nga 10 vdekjet fillestare të raportuara nga autoritetet lokale shëndetësore në fillim të kësaj jave, shkruan Associated Press përcjell Gazeta Shneta.

Autoritetet thanë se kishte 29 raste të tjera të kolerës të konfirmuara nga laboratori, ndërsa 67 persona u pranuan në spital dhe klinika për infeksione gastrointestinale.

Mes tjerash, autoritetet shëndetësore nuk e kanë konfirmuar ende burimin e saktë të shpërthimit të kolerës, por menaxhimi i dobët i ujërave të zeza dhe paqëndrueshmëria e qeverisë lokale në kryeqytetin e Afrikës së Jugut janë fajësuar për situatën.

Një impiant uji në Pretoria, i cili është përgjegjës për menaxhimin e ujërave të zeza për pjesë të mëdha të Hammanskraal, ka nevojë për përmirësime urgjente që vlerësohet të kushtojnë rreth 130 milionë dollarë dhe nuk ka funksionuar siç duhet prej vitesh, tha kryebashkiaku i qytetit.

Në shkurt, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e kolerës në Afrikë po rriteshin në mënyrë eksponenciale mes një rritjeje globale. Të paktën 12 vende afrikane kanë raportuar shpërthime të kolerës këtë vit.

Autoritetet shëndetësore të Zimbabvesë kanë konfirmuar nëntë vdekje të fundit me 28 vdekje të tjera të dyshuara nga kolera që nga shkurti.

Rastet e kolerës në Afrikë i janë atribuar problemeve lokale sanitare, por edhe faktorëve klimatikë si ciklonet dhe përmbytjet që goditën pjesë të Afrikës Jugore kohët e fundit, si dhe mungesës globale të vaksinave kundër kolerës. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakPse një krizë kardiake gjithashtu mund të jetë një çështje e shëndetit mendor
Artikulli i rradhës Pse ndryshimi i klimës mund të ndikojë në dhimbjet tuaja të kokës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.