Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kolgeci: Shumica e rasteve me kancer i mushkërive diagnostikohen vonë, vetëm 10–15% operohen

Lajme 05/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëm një përqindje e vogël e pacientëve me kancer të mushkërive arrijnë të trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale, pasi shumica e rasteve diagnostikohen në faza të vonshme, tha në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

Kolgeci theksoi se vonesa në paraqitje dhe neglizhimi i simptomave, siç është kolla, ndikojnë që pjesa më e madhe e rasteve të jenë të paoperueshme.

“Te sëmundjet e kancerit të mushkërive situata është pak më ndryshe, për arsye se të gjithë kanceret, diku rreth 10-15% të rasteve janë që operohen. Të tjera raste, 85% ose rreth 80% të rasteve janë inoperabile. Për arsye se njerëzit që vuajnë prej kancerit të mushkërive zakonisht kanë kollë, dhe kolla është një prej shenjave që mund të kenë kancer të mushkërive, dhe këta pacientë zakonisht vijnë me vonesë. Dhe gjithmonë janë ato raste ku nuk kemi mundësi t’i hyjmë me ndonjë intervenim kirurgjik. Edhe nuk mund të them një statistikë të saktë për këto, për arsye se më kompetentë për këtë ndoshta janë pulmologët, për arsye se ata i trajtojnë dhe i diagnostifikojnë më shpesh edhe më tepër. Prandaj, kjo është një diçka që duhet me u thënë si një këshillë dhe sugjerim për pacientët, se jo çdo kollë duhet të neglizhohet. Këtu faktikisht duhet të shkohet me herët, sidomos ata që janë duhanpirës, duhet të kenë kujdes dhe duhet të bëjnë vizita sa më të shpeshta tek pulmologu apo tek kirurgu torakal”, tha ai.

Ai theksoi se faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë të shumtë, ku përveç predispozitës gjenetike rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës.

“Së pari, çdo herë te kanceri dhe sidomos të gjithë kanceret, faktori kryesor është faktori gjenetik. Ndërsa faktorët e tjerë janë ato pirja e duhanit, ajri i papastër, punimet në miniera e shumë të tjera do të thotë që ndikojnë në sëmundjet e kancerit të mushkërive apo edhe kancereve të tjera”, tha ai.

Sipas tij, rastet me kancer të mushkërive prekin një gamë të gjerë moshash, por më të shpeshta janë tek personat rreth moshës 50-vjeçare.

“Shikoni, ne kemi pas prej moshës 22 vjeçare deri në moshën 90 vjeçare. Po periudha dhe mosha e cila është më shumë e frekuentume është mosha 50 vjeçare”, tha ai.

Kolgeci foli edhe për rastet me tuberkuloz, duke theksuar se ato janë më të rralla në këtë klinikë dhe zakonisht trajtohen nga pulmologët, ndërsa në kirurgji torakale trajtohen vetëm rastet e komplikuara.

“Rastet me tuberkuloz janë zakonisht ato raste kur janë me terapi rezistente që vijnë tek neve, dhe kur komplikohen me empiemë ose efuzion ose pneumotoraks. Pavarësisht se në klinikën tonë vijnë, këto raste janë më të rralla sepse këto trajtohen nga ana e pulmologëve. Por edhe tek ne frekuentohen raste dhe kemi pas. Aktualisht nuk kemi pacientë me tuberkuloz, por gjatë gjithë periudhës së kohës kemi raste të cilat trajtohen edhe tek ne për shkak jo të trajtimit të sëmundjes tuberkuloze, por për shkak të problemit që i shkakton tuberkuloza siç janë pneumotoraksi ose empiema. Që nuk janë shumë të shpeshta po kemi raste, gati gjatë gjithë kohës kemi një ose dy raste që trajtohen tek ne. Jo një apo dy raste në vit, por gati gjatë gjithë kohës kemi ndonjë rast ose nga dy raste që trajtohen tek neve”, tha ai. /EO/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Shumica e “alergjive” ndaj penicilinës rezultojnë të gabuara, zbulon studimi më i madh global

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.