Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se sot do të bëhet shqyrtimi i masave anti-COVID-19.
Mbledhja pritet të mbahet nga komiteti për menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga ora 14:00, ku do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe analizimi i vendosjes së masave të reja.
Raportohet se ora policore mund të përgjysmohet ose edhe të largohet, kurse orari për gastronominë do zgjatet deri në ora 23:00.
Gjithashtu pritet të hiqet masa për dëshminë e tri vaksinave për të hyrë në Kosovë.