Kompania e ish-kandidatit për deputet nga partia NISMA, ka fituar tenderin për sigurimin fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpëblyer me tenderin për sigurim kompaninë “Defence Security SHPK” me vlerë prej mbi 1 milion Euro.

Portali Kujdestari.info ka gjetur se kjo kompani figuron në pronësi të Bekim Hotit dhe është themeluar më 24 shkurt 2023. Hoti njihet si aktivist i NISMA Socialdemokrate dhe ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa më herët ka shërbyer si asamblist në periudhën 2014-2018.

Sipas Kujdestari.info, ky tender është i dyshimtë meqë u hap, u vlerësua dhe u mbyll brenda vetëm disa orësh.
Hulumtimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/




