Të kujdesesh për veten kur je me diabet kërkon përpjekje. Të ndjekurit në mënyrë rigoroze të disa rregullave, si ushqimi i shëndetshëm dhe në mënyrën e duhur, aktivitetet fizike si dhe marrja në mënyrë të rregullt të mjekimit, bën diferencë të madhe sepse ndihmon në evitimin e problemeve madhore që mund të dëmtojnë organizmin nga ana shëndetësore.
Këshilla nga KEG Clinic
Disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit janë etja e shtuar, tharja e gojës, shikim i mjegulluar, dehidratimi, mpirja e gjymtyrëve, lodhja e tepërt, shtimi i oreksit dhe humbja drastike e peshës. Këto simptoma mund të shkaktojnë edhe probleme shëndetësore, si:
– Sëmundjet e gojës (probleme me mishrat e dhëmbëve)
– Probleme me shikimin, tretjen, lëkurën, këmbët
– Dëmtime nervore
– Sëmundjet e zemrës dhe veshkave
– “Strok-u” / Goditja në Tru
– Infeksionet.
Për rezervimin e termineve mund të n’a kontaktoni në:
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
🔸 Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj