Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komuna angazhon operatorë privat, nuk dihet çka do të ndodhë me “Pastrimin”

Lajme 16/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas ndërprerjes së shërbimeve nga ndërmarrja “Pastrimi”, pjesë të ndryshme të kryeqytetit mbesin në kaos me mbeturinat të cilat po shkaktojnë kundërmim dhe pakënaqësi tek banorët. Komuna e Prishtinës reagoi mbrëmë duke angazhuar një operator privat dhe paralajmëroi se kjo mund të jetë zgjidhje e përkohshme edhe për ditët në vijim. Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, tha se nuk do të lejohet që shëndeti publik të cenohet dhe se po shqyrtohen hapat e mëtejshëm brenda kornizave ligjore.

Kontejnerët e vendosur tek banesat te “Fusha e Pajtimit”, vetëm si të tillë nuk ngjasojnë pasi janë stërmbushur e thuajse të gjithë zonën e kanë mbuluar mbeturinat.

Vendi kundërmon por jo vetëm nga dje, që nga ndërprerja e shërbimit të ndërmarrjes “Pastrimi.

Ndonëse nuk kanë preferuar të deklarohen para kamerave, banorë të banesave deklaruan për televizionin se ka javë qëkur kontejnerët, janë pastruar për herë të fundit.

Kaosi me mbeturina në kryeqytet bëri që Komuna e Prishtinës, të intervenoj në orët e vona të mërkurën, por jo me “Pastrimin”.

Duke qenë se kjo e fundit ndaloi shërbimin e saj brenda territorit të Prishtinës, mbrëmë në pastrim u angazhua një operator privat.

E kështu, komuna planifikon të veprojë edhe ditëve në vazhdim.

“Është kompani private e kontraktuar nga komuna e Prishtinës për shërbime të ngjashme. Marrë parasysh gjendjen që kemi pasur, konform interesit të shëndet publik, konform rëndësisë së imazjhit të keq që ka shkaktuar dje “Paatrimi” është dashur të angazhojmë një kompani së paku për dje dhe sot, dhe të shohim se nga nesër cila do jetë alternativa e radhës”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.

Mbrëmë operuan 8 kamionë të kësaj kompanie, që Komuna nuk tregoi se të kujt janë dhe sa ka kushtuar kjo për buxhetin.

I pyetur se a planifikon komuna që këtë ta bëjë zgjidhje deri në një vendim final, Brestovci nënkuptoi se mbetet zgjidhja e vetme.

“Ne domosdoshmërisht s’mund të biem pre e çfarëdo lloj shantazhi. Ne nuk duhet të lejojmë që të cenohet shëndeti publik, për asnjë formë, në asnjë mënyrë. Ne do i marrim të gjithë hapat, duke i respektuar kornizat ligjore. Se dimë sa ka kushtu, këto bëhet nga menaxheri i kontratës dhe do ta kemi një raport besoj javën e ardhshëm”, ka shtuar Brestovci.

Vendet në qendër që operoi mbrëmë kompania private, sot janë në gjendje të mirë por problem mbeten shumë lagje të qytetit.

E mërkura qe dita kur “Pastrimi” ndaloi shërbimet si shkak i një krize financiare që tha se erdhi nga moslarja e detyrimeve financiare të komunës, që nga fillimi i vitit. /Dukagjini

Artikulli paraprakFtohtë e me shi sot, në viset malore borë
Artikulli i rradhës Rriten rastet e dhunës në familje, shumica gra të moshës 20 deri në 30 vjeç

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.