Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komuna dhe “Pastrimi” vazhdojnë përplasjen për faturat e mbeturinave

Lajme 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Derisa Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” po vazhdojnë luftën e tyre të hapur për faturat e mbeturinave, në kryeqytet ka shpërthyer një ngërç i madh që po krijon konfuzion tek qytetarët dhe nuk dijnë kujt t’i drejtohet për pagesa.

Pasiguria dhe frika kanë marrë përmasa të mëdha, pasi të dyja institucionet i kanë kërcënuar qytetarët me masa drastike, përfshirë mundësinë e dërgimit të çështjeve në duar të përmbaruesve. Mirëpo në përpjekje për të dhënë fund kësaj dileme, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku për RTV21 tha se nuk do të ketë ndëshkime për ata që kanë paguar faturat, pavarësisht se kujt ia kanë dërguar ato mjete.

Në anën tjetër kompania “Pastrimi”, udhëzimet e komunës së Prishtinës i sheh si veprime të kundërligjshme që i kushtuan kësaj kompanie humbje për mbi 2 milionë euro. Përkundër deklarimeve të zyrtarëve të kryeqytetit, kjo kompani thekson sërish se ata që nuk kanë kryer pagesat ndaj tyre do të dërgohen tek përmbaruesit.

“Ata të cilët nuk paguajnë tarifat e mbeturinave nga janari 2025 e tutje do të procedohen tek Përmbaruesit Privat. Kjo është bërë duke u mbështetur në përcaktimet ligjore të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, respektivisht nenit 29, paragrafi 1, nën paragrafi 1.2 dhe 1.3, ku citohet që: “Përmbarimi me qëllim të realizimit të kërkesës në të holla caktohet edhe në bazë të dokumentit të besueshëm. Kompania “Pastrimi” ka të drejtë të gjeneruesve të mbeturinave që nuk kryejnë pagesat ti dërgojë në procedurë përmbarimore. Në të kundërtën me këtë bazë ligjore çdo pagesë e bërë nga Komuna e Prishtinës përbënë shkelje ligjore dhe pasurim i pabazë, dhe si qytetarë keni të drejtë të ndjekeni rrugë ligjore apo pranë organeve tjera sepse veprimet e komunës nuk kanë asnjë bazë ligjore”.

Zyrtarë të kryeqytetit ndërkaq thanë se do të ulen sërish në një tavolinë me kompaninë e pastrimit për të gjetur një zgjidhje dhe për të arritur një marrëveshje të qartë dhe të drejtë, që do të ulin pasigurinë dhe frikën e qytetarëve.

Në fillim të muajit shkurt, Komuna e Prishtinës udhëzoi qytetarët e kryeqytetit që pagesat për faturimin e mbeturinave të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Artikulli paraprakKatër nga të lënduarit në zjarrin në Koçan sot kthehen nga jashtë
Artikulli i rradhës Ilaçet kundër ankthit mund të shkaktojnë dëme serioze në shëndet

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.