Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komuna e Ferizajt i jep kontratë gati 1 milionëshe një kompanie për shërbime shëndetësore

Lajme 11/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Ferizajt ka kontraktuar një kompani për shërbime të kujdesit social, shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor.

Komuna e Ferizajt më datën 13 gusht të këtij viti ka nënshkruar një kontratë kornizë për shërbime sociale dhe shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.

Kontrata me vlerë 994 mijë Euro me afat prej 24 muaj i është dhënë grupit të operatorëve “Kosova Med” dhe “Agonis Qufaj”.

Sipas dosjes së tenderit, ky grup i kompanive do të ofrojë shërbime shëndetësore në komunën e Ferizajt.

“Vizita mjekësore, marrja e anamnezës, shikimi i dokumentacionit mjekësor ekzistues të pacientit, ekzaminimi i pacientit, matja e tensionit arterial dhe parametrave të tjerë vital, përcaktimi i diagnozës, vendosja e menaxhimit të terapisë, edukimi shëndetësor, vendosja e planit të  mjekimit, përcjellja e gjendjes shëndetësore të pacientit dhe sipas nevojës udhëzimi për kujdes në nivelin dytësorë dhe tretësor”, thuhet në dosjen e tenderit.

Gjithashtu, operatorët ekonomik do të ofrojnë edhe shërbime infermierore, shërbime stomatologjike për të moshuar dhe për nxënës në shkolla, si dhe shërbime shëndetësore në institucionet shëndetësore të Komunës së Ferizajt si QKMF, AMF dhe shërbimin emergjent.

Gjiashtu do të jepen edhe shërbime laboratorike, si dhe shërbime psiko-sociale.

Kujtojmë se kompania “KosovaMed” vitin e kaluar ishte gjobitur nga Inspektorati Shëndetësor për të njëjtat shërbime që kjo kompani i kishte dhënë në komunën e Drenasit. Më pas gjobën e kishte anuluar Komisioni i Ankesave në Ministrinë e Shëndetësisë. E këtë vendim të Komisionit e kishte kthyer sërish Zyra Ligjore e po kësaj minsitrie. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Tymrat nga zjarret malore mund të rrisin rastet e rënda me COVID-19
Artikulli i rradhës Pema i zë përfundi disa vetura në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Ju sugjerojmë

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.