Komuna e Istogut pati planifikuar që ambulancën në fashtin Veriq të ndërtojë në një vlerë deri në 45 mijë euro, por për të nënshkruar kontratën ata u detyruan të rrisin vlerën e kostos për mbi 4 mijë euro.
Operatori Ekonomik “AAG Projekt” Sh.P.K do të paguhet nga komuna e Istogut 49 mijë e 645 euro e 15 cent.
Në Dosjen e Tenderit bëhet e ditur se kompania tjetër garuese për të fituar tenderin kishte kërkuar mbi 73 mijë euro.
Kontrata është nënshkruar më 12 gusht 2022 dhe punimet pritet të përfundojnë brenda tre muajve. /Gazeta Shneta/