Sot komuna e Malishevës me moton ”Bashkë kundër kancerit” në kuadër të tetorit, muajit tw ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, e shënoi këtë ditë me simbolikën e ecjes këmbë që nga Qendra e Mjekësisë Familjare, ‘Dr. Shpëtim Robaj’, Bulevardit ‘Ibrahim Mazreku’ e deri të objekti i komunës së Malishevës.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, shkruan Gazeta Shneta.
Ai tha se ky aktivitetet shëndetësor e arsimor i shoqërisë civile ka të bëjnë me ndërgjegjësim e sëmundjes së kancerit të gjirit, që po prek çdo ditë e më tepër qytetarë pa dallim gjinish.
Në këtë ecje simbolike ishin të pranishëm edhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, kryesuesi i Kuvendit,Argjent Thaçi,Vera Bytyçi, nga zyra për Barazi Gjinore, asamblistë komunal, drejtorë, kurse folës ishin, Dr. Afrim Krasniqi, Drejtor i QKMF-së, e Dr. Ganimete Bytyçi.
Në fund u ndan edhe përvojat e tyre folëse të cilat u sfiduan nga sëmundja e kancerit të gjirit.
Njoftimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




