Në Komunën e Pejës janë të punësuar mbi 2 mijë persona, por vetëm 5 prej tyre janë persona me aftësi të kufizuara, ndonëse ligji obligon institucionet publike që për çdo 50 të punësuar të kenë të paktën një person nga kjo kategori.
Bazuar në këtë dispozitë ligjore, Komuna e Pejës do të duhej të kishte të paktën 40 persona me aftësi të kufizuara të punësuar, raporton klankosova.
Edhe pse komuna ka filluar zbatimin e pjesërishëm të kësaj të drejte, në mesin e të punësuarve nuk është përfshirë asnjë person me sindromën Down – të cilët gjithashtu përfshihen në këtë kategori dhe shpesh përballen me barriera të shumëfishta për integrim në tregun e punës.



