Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komuna e Prishtinës: Kjo është arsyeja pse janë vendosur terminet në QMF

Lajme 12/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Prishtinës ka dhënë disa sqarime në lidhje me venosjen e termineve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Komuna ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet shëndetësore, si dhe në mënyrë që mjeku të ketë kohë për ekzaminimin e duhur të pacientëve, transmeton Gazeta Shneta.

“Njoftojmë qytetarët se gjatë këtij pilot projekti asnjë rast nuk do të kthehet pa marrë shërbimin shëndetësor. Gjithashtu edhe në të ardhmen, rastet urgjente do të trajtohen me përparësi pa caktuar termin”, thuhet në njoftimin e komunës.

Lexoni njoftimin e plotë:

Sqarim lidhur me terminët në Qendra të Mjekësisë Familjare

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës nga janari i këtij viti ka filluar pilot-projektin për caktimin e terminëve për vizita kontrolluese në Qendra të Mjekësisë Familjare. Kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime shëndetësore, si dhe që mjeku të ketë kohë të mjaftueshme ta ekzaminojë në mënyrë adekuate secilin pacient. Ky pilot-projekt është për vizitat kontrolluese (të radhës, pas vizitës së parë), si dhe për pacientët që dëshirojnë të shmangin radhën e pritjes.

Aktualisht po testohet në një numër të kufizuar të ordinancave brenda QMF-ve, dhe do të zgjasë deri në muajin prill. Në fund, do t’i marrim rekomandimet nga grupi punues, si dhe ankesat e sugjerimet e qytetarëve, dhe do të fillojmë me fushatë vetëdijesuese nga muaji maj, ashtu që qytetarët të jenë të informuar lidhur me procedurat. Do të sigurohet numri për thirrje pa pagesë, që të caktohen terminët.

Njoftojmë qytetarët se gjatë këtij pilot projekti asnjë rast nuk do të kthehet pa marrë shërbimin shëndetësor. Gjithashtu edhe në të ardhmen, rastet urgjente do të trajtohen me përparësi pa caktuar termin, por edhe rastet e tjera do të marrin shërbimin pavarësisht nëse kanë caktuar termin ose jo. Sigurojmë të gjithë se kjo do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të lehtësojë dukshëm qasjen e tyre në Institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Komunën e Prishtinës, pa pasur nevojë të presin në radhë të gjata.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, mirëpresim çdo ankesë, kritikë dhe sugjerim gjatë kësaj kohe, në mënyrë që ky projekt të realizohet sa më mirë.

Artikulli paraprakGjithçka që duhet të dini rreth operimit të qafës së mitrës në shtatzëni, e njohur ndryshe si serkllazhë
Artikulli i rradhës A po provoni të mbeteni shtatzënë për një kohë të gjatë? Ja çfarë duhet të bëni

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.