Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komuna e Prizrenit nuk i publikoi rezultatet e konkursit për stomatolog as pas 10 muajsh

Lajme 19/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Po bëhet gati një vit që kur dhjetëra stomatologë nga Prizreni tentuan të merrnin një vend pune në komunën e tyre.

Më 17 qershor të 2022-shit, rreth 30 doktorë të stomatologjisë iu nënshtruan testit për stomatologë në konkursin e hapur nga Komuna e Prizrenit.

Por edhe dhjetë muaj pasi që u testuan, rezultatet e këtij testi nuk u publikuan kurrë dhe tre stomatologët, për të cilët u hap konkursi, nuk u punësuan.

Fejzë Kabashi është njëri nga stomatologët, i cili aplikoi në këtë konkurs dhe iu nënshtrua testit me shkrim dhe që nga mesi i qershorit të 2022-shit është në pritje të një njoftimi nga Komuna e Prizrenit, për cilido qoftë rezultati i këtij aplikimi.

I indinjuar me këtë heshtje, Kabashi bën të ditur se ka ardhur koha të reagojë dhe nëse edhe pas mediatizimit të kësaj çështjeje komuna vazhdon të heshtë, ai do të ushtrojë padi.

Fatin e njëjtë me Fejzë Kabashin e pati edhe Blerta Shantiri, e cila përveç faktit që mbeti pezull i këtij konkursi, ajo humbi edhe vendin e saj të punës, pasi kur Blerta vendosi të aplikojë për këtë pozitë, e mbylli klinikën e saj në Prishtinë.

E zhgënjyer, ajo filloi kursin e gjuhës gjermane dhe tani është në kërkim të një vendi pune si stomatologe në Gjermani.

Megjithatë, kjo neglizhencë nuk i duket shqetësuese shefit të personelit në Komunën e Prizrenit.

Isa Gashi, përmes telefonit, i tha KIKS-it se anëtarët e komisionit vlerësues për këtë konkurs kanë dhënë dorëheqje, por se nga kjo vonesë, sipas tij, nuk është dëmtuar askush.

Ndonëse vetë e kishte hapur konkursin për stomatolog, por nuk arriti ta finalizojë atë, Komuna e Prizrenit tash thotë se nuk e ka në plan fare punësimin e tyre.

Mirëpo, më këtë nuk po pajtohet Burbuqe Berisha, drejtoreshë e Shëndetësisë në këtë komunë.

Ajo ka theksuar se nevoja për këtë kategori të mjekëve është e domosdoshme edhe këtë vit, por sipas saj, arsyeja se pse nuk ka bërë planifikim për punësimin e tyre sivjet është pikërisht fakti se konkursi i 2022-shit është ende në procedurë.

Ani pse shefi i personelit insistoi se nuk ka palë të dëmtuara në këtë rast, kështu nuk thotë avokati Florim Shefqeti. Në një intervistë për Kiksin, avokati pohon se në këtë rast, Komuna e Prizrenit ka shkelur të drejtat e njeriut.

Prandaj, ai cilëson se ka bazë të mjaftueshme që doktorët e stomatologjisë të padisin komunën e Prizrenit për konkursin e stërzgjatur.

Nga Oda e Stomatologëve të Kosovës i kanë thënë Kiksit se që nga viti 2021, 69 stomatologë janë larguar nga vendi. /klankosova

Artikulli paraprakPër një vit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës u operuan 1 mijë e 225 pacientë
Artikulli i rradhës Arrestohet zvicerani i cili dyshohet se e goditi për vdekje me veturë stomatologun Jetmir Morina

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.