IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 503 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 66 raste pozitive me covid-19.
Në 24 orët e fundit, nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e covid-19, kurse 141 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19 shkruan GazetaShneta.
Nga 66 raste të reja sot, Prishtina vazhdon të dominoj përnga numri i rasteve pozitive (22 raste), duke vazhduar tutje me Gjilanin 8 raste, Deçanin 7 raste, Ferizaji dhe Podujeva 5 raste, Fushë Kosova, Kamenica, Peja me nga 3 raste, Suhareka dhe Gjakova 2 raste, kurse me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.
Aktualisht, vendi ynë ka 15,208 të infektuar, 615 viktima dhe 12,815 të shëruar./GazetaShneta/