Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 525 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 47 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë raportuar tre viktima si pasojë e covid-19, kurse 113 pacientë e kanë mposhtur betejën me virusin shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, nga 47 raste të reja sot, vetëm 17 raste janë regjistruar në kryeqytet, duke vazhduar tutje me Gjilanin 9 raste, Istogu 5 raste, Kamenica 4 raste, Fushë Kosova 3 raste, Vitia 2 raste dhe komunat me nga një rast Ferizaji, Lipjani, Obiliqi, Peja, Podujeva, Suhareka dhe Vushtrria.
Aktualisht, vendi ynë ka 15,472 të infektuar, 622 viktima dhe 13,278 të shëruar./GazetaShneta/