Debati publik për aktorët gjegjës për Ligjin e çmimeve të barnave midis dy leximeve solli prodhues, importues dhe të tjera nga komuniteti farmaceutik për kërkesat e propozimet e tyre rreth Ligjit.
Oda e Farmacistëve ngriti një mori çështjesh duke kërkuar përmirësim të tyre.
Derisa një profesionist tjetër i kësaj fushe druan se ky ligj do t’i kursejë xhepat e pacientëve. Bile thotë se do të ketë telashe dhe mungesë të barnave kualitative, raporton Klan Kosova.
Për dikë tjetër, përpjekjet e para në 2019 për ta rregulluar këtë fushë ka ndikuar në ikjen e brendeve të mëdha, dhe se tani ka mbingarkesë të kompanive farmaceutike indiane, afrikane, aziatike dhe turke.
Kundërpërgjigja e ministri Vitia ndaj këtij të fundit ishte se në mungesë të këtij ligji kompanitë e mëdha kanë ikur për shkak të konkurrencës jo-lojale, mirëpo ligji i tanishëm nuk e cenon më këtë.
Deputet e opozitës theksuan se duhet të ruhen parimet shtyllë të ligjit që të ketë ilaçe cilësore, teksa Shemsedin Dreshaj nga AAK shton se duhet të rriten kapacitetet e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, në mënyrë që të dihet se çfarë ka në tregun farmaceutik.
Ligjvënësi nga PDK, Bekim Haxhiu thotë se krahas këtij ligji duhet bërë edhe diçka tjetër, atë të listës pozitive që bën rimbursimin e qytetarëve në mungesë të ilaçeve esenciale.
Ligji që rregullon çmimin e barnave tashmë ka kaluar në lexim të parë.




