Për herë të parë në Kosovë, në 15-16 mars 2024, do të zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë me fokus “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”.
Në këtë konferencë e cila do të mbahet në Prishtinë, do të ligjërojnë emra të shquar të neurokirugjisë botërore, Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, ËANS, IFAANS dhe Prof. Emmanuel Houdart PU PH.
Për herë të parë në Kosovë, në 15-16 mars 2024, do të zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare për Trajtimin Mini-Invaziv në Neuroshkencë me fokus “Trajtimi Endovaskular i Tinitus Pulsatil, Aneurizmave, AVM, Trombektomisë dhe Mikrokirurgjia”.
“Janë të mirëpritur të gjithë specialistët dhe specializantët e ORL, Neurokirurgji, Neurologji dhe Radiologji. Konferenca është e akredituar me 12 kredite nga QKEV në Shqipëri dhe 20 kredite nga OMK në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
E organizuar nën kujdesin e Dr.Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan, në këtë konferencë që do të mbahet në Prishtinë, do të referojnë dy emra të shquar të neurokirugjisë botërore, Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, ËANS, IFAANS dhe Prof. Emmanuel Houdart PU PH.
Me mbi 15.000 ndërhyrje kirurgjikale në tru, palcë dhe shtyllë kurrizore, Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, ËANS, IFAANS është ftuar në 2014 si anëtar i Ëorld Academy of Neurological Surgery, ku bëjnë pjesë 100 neurokirurgë të përzgjedhur nga gjithë bota.
Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, ËANS, IFAANS dhe stafi i tij i specializuar, prej shumë vitesh realizojnë ndërhyrje endovaskulare, pa kirurgji, pa hapje, nga më të komplikuarat në Qendrën e STROKE në Spitalin Amerikan 3, një qendër ekselence në rajon për trajtimin e goditjeve në tru, aneurizmave, keqformimeve arterio-venoze, etj. Niveli i ekspertizës së tij mbetet unik në ndërhyrjet e bazës craniale, vasculare, mikrokirurgji, endoscopi dhe kirurgji zgjuar.
Me një eksperiencë të admirueshme botërore, Prof.Emmanuel Houdart PU PH, është Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervenciouese në Departamentin e Neuroradiologjisë në Spitalin Lariboisière Paris që nga viti 1997. Çdo vit, njësia kryen 800 angiografi cerebrale dhe 500 ndërhyrje endovaskulare në tru, shtyllën kurrizore dhe regjionin e ORL. Njësia është një nga qendrat më me përvojë në Francë për neuroradiologjinë intervencionuese.
Krahas punës klinike, Prof. Emmanuel Houdart PU-PH kryen kërkime për vlerësimin e teknikave të reja të trajtimit të aneurizmave intrakraniale, keqformimeve arteriovenoze cerebrale dhe ateromës së arterieve cerebrale, tinnitus pulsatile.
Janë të mirëpritur të gjithë specialistët dhe specializantët e ORL, Neurokirurgji, Neurologji dhe Radiologji.
Konferenca është e akredituar me 12 kredite nga QKEV në Shqipëri dhe 20 kredite nga OMK në Kosovë.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!






