Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në vendin tonë nga 10 deri më 23 korrik kanë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19.
IKSHPK njofton se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur, përcjell Gazeta Shneta.
Më 5 maj 2023, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, disa vende dhe rajone, përfshirë Evropën, kanë raportuar së fundi raste të reja të COVID-19. Sidoqoftë, këto raste nuk kanë rezultuar në një rritje të ndjeshme të shtrimeve në spitale apo ngarkesës tjetër shëndetësore.
Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të rekomandojnë masat parandaluese si mënyra më e thjeshtë për të ulur rreziqet nga COVID-19. Këto masa përfshijnë mbrojtjen nga infektimi, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital dhe vdekjen.
Në Kosovë, gjatë periudhës dy javore nga 10 deri më 23 korrik, janë raportuar 19 raste pozitive me COVID-19, pa ndonjë rast vdekjeje të lidhur me virusin. Rastet janë regjistruar në grupmosha të ndryshme nga 0-9 deri në 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç është identifikuar si më e prekur, me 4 raste të raportuara.
Masat e thjeshta të parandalimit vazhdojnë të jenë të rëndësishme për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur shëndetin publik./Gazeta Shneta/




