Janë konfirmuar edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, një rast kontakti në Gjakovë dhe një rast i ri në Prizren i cili ka udhëtuar nga jashtë.
“Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, gjithsej njëqind e tetë (108) prej tyre kanë rezultuar pozitive”.
“Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv. Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, thuhet në njoftimin e Institutit. /Gazeta Shneta/