Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot ministrin e ri të Shëndetësisë.
Ai është Prof. Rifat Latifi i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Latifi edhe më parë ka qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës në cilësinë e këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2009, shkruan Gazeta Shneta.
Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar dhe themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës që nga dhjetori i vitit 2018.