Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubishtë të Vitisë

Lajme 18/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kanë njoftuar për menaxhimin e rasteve të sëmundjeve infektive te gjedhët, konkretisht brucelozës dhe tuberkulozit, duke theksuar se janë ndërmarrë veprimet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Rasti i parë është konfirmuar më 3 mars 2026 në fshatin Lubishtë të komunës së Vitisë, tek një fermer lokal.

Sipas AUV, menjëherë pas konfirmimit kanë nisur procedurat përkatëse për kontrollin e situatës.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), mbeten të përkushtuara në zbatimin e plotë të masave ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe kontrollin e këtyre sëmundjeve, si dhe mbeten të përkushtuara në ruajtjen e shëndetit publik dhe garantimin e sigurisë ushqimore në vend.”, thuhet në njoftim.

Autoritetet theksojnë se bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për menaxhimin e situatës, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurinë ushqimore në vend.

Njëkohësisht, u bëhet thirrje fermerëve dhe qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKOMF reagon për keqtrajtimin e 5-vjeçarit në Lipjan
Artikulli i rradhës Një muaj paraburgim për prindërit që keqtrajtuan fëmijën e tyre 5-vjeçar

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.